Një ndër udhëheqësit kryesorë të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e kësaj të marte.
Ivanoviç është goditur nga katër plumba në gjoks para se të hynte në zyrën e tij, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 09:00. Pas atentatit ai është shoqëruar menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas burimeve të “Indeksonline” makina e personave që dyshohet se kanë qëlluar ndaj Ivanoviç është gjetur e djegur në Zveçan.
Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet për kapjen e autorëve.
Oliver Ivanoviç kaloi më shumë se dy vite në burg si i akuzuar për krime lufte, deri kur u lirua në prill të vitit të kaluar.
Në korrik të 2017, atij i dogjën makinën dhe për këtë fajësoi katër anëtarë të partisë së tij, duke i përjashtuar nga forca politike që drejtonte për shantazh./Topchannel