in

Vendim për Restaurimin e disa Banesave Karakteristike në Gjirokastër! Ja cilat janë…

18 banesa në qytetin e Gjirokastrës do t’i nënshtrohen së shpejti procesit të restaurimit!

Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të KKR-së, e cila miratoi projektet restauruese të hartuara nga IMK dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës në Gjirokastër në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Në listën e shtëpive që do të restaurohen janë edhe disa ndër më të përfolurat për gjendjen e tyre të keqe si banesa e Kabilatëve, banesa Çano, Lolomani, Skënduli etj, të cilat do t’i nënshtrohen një restaurimi tërësor sipas projekteve specifike për secilën prej tyre.

Nga seria e banesave që do të restaurohen si banesa Kabilatët; Zeko; Lolomani; Batha; Skënduli; Kokobobo; Gurgai ; Ish-Radio dhe banesa Çano, janë pjesë e projektit “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, një projekt i cili parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme të këtyre banesave të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë.

Përveç banesave që janë pjesë e projektit “Shtëpitë e Shkrimtarëve”, KKR miratoi edhe projektet e restaurimit dhe rehabilitimit të fasadave në lagjen Hazmurat dhe Pazari i Vjetër në Gjirokastër për banesat, “Avdi Bozgo”, “Familja Aliko” , “Zapanaja Alimatët”, “Pajtim Ahmeti” , “Hirov Spahiu”, “Vëllazëria Dudumi”, “Kamberi dhe Krongo” , “Familjes Jaupi”, “Familjes e Sevo Caro”.

Hartimi i projekteve restauruese për këto shtëpi është një tjetër hap i rëndësishëm i politikave të Ministrisë së kulturës dhe IMK për rijetëzimin tërësor të Gjirokastrës, pas përfundimit të disa projekteve të tjera të mëdha, si ai për restaurimin e Qafës së Pazarit.


What do you think?

Written by admin

“Dita e Martin Luter King” – Amerikanët bashkohen për të nderuar njeriun që denonconte racizmin dhe mungesën e shanseve të barabarta!

ROSTIÇERI “KURVELESHI” Aty ku Mërgimtarët Gjirokastritë me Raki e Këngë u Bënë të Famshëm në Festivalet Folklorike Kombetare!