Iva Tiço: E bekuar te jem mbesa e Nashos!
Ikja nga jeta e një figure të nderuar si Nasho Jorgaqi preku miqtë dhe të afërmit e njëkohësisht dhe ata që nuk e njihnin personalisht, por e njihnin nëpërmjet penës dhe fjalës së tij .
Iva Tiço i ka dedikuar gjithashtu disa fjalë të ndjera, ku teksa kthehet pas në kujtime shkruan se të jesh mbesa e Nasho Jorgaqit është një nga bekimet më të mëdha që ka në këtë jetë.
“Une nuk shkruaj kurre per ikjet, nuk i kam qejf perkushtimet, sidomos kur ai, te cilit i kushtohet, nuk i lexon dot. Por ne kete rast do bej nje perjashtim, sepse me xhaxhi Nashon nuk me lidh vetem gjaku, as thjesht mirenjohja per gjurmen qe ka lene ne gjithe formimin tim. Per fat e dinte qe e doja shume dhe qe pas tim eti ka qene figura me e rendesishme. Per fat dhe une e di qe me donte shume, sepse ishte aq i dashur, aq i embel sa ma thoshte gjithmone.
Ky burre kaq i bukur, shtatlarte e me biciklete deri afer 90-ave, i veshur me sqime dhe me kravate e parfum dhe kur dilte per kafe me mbesen, ky burre qe ishte nje biblioteke e gjalle dhe qe rrefente me ate zerin e ngrohte histori apo anekdoda, ishte nje nga njerezit e mi me te dashur.
“Dua që ikja ime
Askënd të mos trazoje
Jeta të vijojë mbarësisht”
Po e kujtoj sot me hajkun e tij (dhe jo vetem). Kam me qindra kujtime, mes librash dhe ne zemer. Deri sa te takohemi prape xhaxhi Nasho!”, shkruan ajo./M.K/dritare.net