Për mësuesin e shquar Thoma Papapano, që botoi dikur abetaren “Shkëndilat e para” dhe populli i ngriti këngë dhe e zgjodhi deputet në vitin 1924, është folur mjaft.
Unë do të shtoj një fakt:
Në vitin 1959, kur Enver Hoxha vizitoi Gjimnazin e qytetit, nxënësit u mblodhën në oborr, tek porta e katit të parë.
Basho Thomai, ish mësues i tij, mbante në dorë fletoren e hartimeve të Enverit dhe ua tregoi nxënësve. Enveri zgjati dorën ta merrte, por Mësuesi e ndaloi, duke i thënë: “A! Kjo është prona ime!”. Autoriteti i Mësuesit mbi të ishte i madh.