in

Kujtese/ Ne foto burra te mire e te respektuar te qytetit te Gjirokastres

Kete foto 2 vjet me pare e ka percjelle ne faqen e saj gjirokastritia Luiza Kalemi, vajza e Fiqiri dhe Esma Kores.

Luiza ka vite ne Amerike, larguar me familje nga Gjirokastra, me plot kujtime dhe mall per prinderit qe nuk i ka me, lagjen, qytetin dhe shoket e babait te saj qe jane dhe ne kete foto.

Koha ka bere punen e vet. Ne nuk dime se ne c`vit keta burra te mire,te nderuar te Gjirokastres jane bere bashke dhe eshte shkrepur kjo foto per te treguar sa fort te lidhur ishin ne miqesi, ne pune te perbashketa, ne trapeze , gezime apo hidherime .

                                            

Dime qe 22 vjet me pare, babai i saj Fiqiri Kore dhe nena Esma Kore Shehu i thane lamtumire qytetit te gurte qe e donin aq shume dhe emigruan tek femijet ne Amerike, per te mos u kthyer me kurre duke lene pas vellezer, motra ,shoke, shtepi dhe gjithe kujtimet e tyre me te bukura.

Kete foto babai i saj, ne krye te grupit, e mbante ne albumin e familjes,e shikonte herepashere dhe fliste me lot ne sy , me shume mall e respekt per te gjithe shoket, e lagjes dhe te punes, per miqesine dhe shoqerine qe kish lene pas, ne ndermarrjen e kombinuar kur te gjithe mblidheshin ne Virua te festonin 1 Majin; ne Artizanat, Muzeum ne kala dhe vitet e fundit te punes ne Gjimnazin Asim Zeneli.

Duke percjelle kete foto nderojme kujtimin e tij te paharruar, ndare nga jeta  1 vit me pare ashtu dhe burrave te tjere ne foto qe nuk rrojne me, burra te mencur , te respektuar e zemergjere te Gjirokastres.

Nderkohe urojme te tjeret te gezojne shendet e jete sa me te gjate.

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Muzika, Arti, Kultura në GJIROKASTËR në të kaluarën

Kujtese/ Ne 6 GUSHT banoret e Sotires do festojne dhe 95 vjetorin e ndertimity te shkolles se fshatit