Me hidherim te madh ju njoftojme se eshte ndare nga jeta qytetarja e respektuar, aktorja e njohur gjirokastrite Lume Shtino e Teatrit Zihni Sako te Gjirokastres.
Me ndarjen e saj nga jeta familja ka humbur njeriun e saj te shtrenjte, qyteti nje grua te nderuar, aktoret e teatrit kolegen e tyre te dashur qe per shume vite me radhe realizoi me dhjetra role ne drama e komedi qe jane vene ne skene.
Per ikjen e saj nga jeta, ka ngushelluar familjen edhe regjizori i njohur i teatrit te Gjirokastres Bernard Kokalari i cili, midis te tjerash eshte shprehur se teatri i Gjirokastres humbi nje nga ikonat e tij qe la si kujtim nje galeri te gjere figurash artistike te realizuara me mjeshteri dhe dinjitet artistik. E thjeshte dhe e Dashur! E perkushtuar per familjen dhe punen. Nje nene shpirtmadhe per aktoret e reja . Me personalitetin e saj njerezor dhe artistik, Lume Shtino do te mbetet gjithmone e gjalle ne zemrat tona. E pa haruar dhe shpirti ju prehte ne Parajse.
Ndersa aktori Nikolla Llambro eshte shprehur”Ngushllime familjes të afërmëve , kolegëve e gjithë miqve për humbjen e të mirës , të dashurës, të urtës, fisnikes e mikes sonë të shtrënjtë Lume Shtino!…”