in

Kush e ” pushtoi” sot Fushen e bekuar te Çajupit?

Sot ne Fushen e Cajupit Bashkia Libohovë dhe Shoqata Zagoria organizuan nje feste te madhe me rastin e çeljes se sezonit turistik me aktivitet kryesor panairin : “Jeto me natyrën!”.

Fusha u “pushtua” sot nga qindra banore te fshatrave te Zagorise dhe Bashkise se Libohoves si dhe dashamires te natyres , turiste te huaj etj. Ata shijuan bukurite e natyres, burimet e ftohta, kulinarine, prodhimet bio si dhe kenget e vallet e grupeve foloklorike.

Sot Fusha e Cajupit u kthye ne “vater” frymezimi edhe per krijues te fushave te ndryshme , per piktore e gazetare, fotografe e kineaste.

E vecante ishte pjesemarrja e fermereve dhe paraqitje e prodhimeve te tyre bio ne panair, ashtu dhe gatimet e tradites.

Ne kete atmosfere te gezuar u bene dhe vleresime me certifikata mirenjohjeje dhe tituj per personalitete te  krahines dhene nga Bashkia Libohovë.

Ja disa foto qe tregojne per pamjet dhe aktivitetet e organizuara sot ne Fushen e bekuar te Çajupit.

Fotot nga Androkli Nika

What do you think?

Written by admin

Feste e madhe sot ne fshatin e bukur Sotire te Dropullit te Siperm(Foto)

Nje kujtim i bukur me kengetarin e te gjitha kohrave, Giannis Parios