in

Lamtumire Vladimir Grillo!

Lamtumire Vladimir Grillo!


Tirane me 30.12.2021
Ndahet sot nga jeta ne moshen 74 vjeç, gazetari i njohur sportiv, nje nder emrat me te njohur te komentit sportiv dhe raportimit per median publike te Shqiperise, miku dhe kolegu i shtrenjte Vladimir Grillo!
Kontributi profesional i Vladimir Grillos sherbeu si nje pervoje pasuruese per zhanrin e gazetarise sportive shqiptare. Breza te gazetareve dhe komentuesve sportive, sidomos gazetare te rinj e te reja perfituan prej ketij profesionisti disa nga vyrtytet me te vyera profesionale.
Pak muaj me pare gazetaria sportive shqiptare humbi edhe nje tjeter gazetar te famshem sportiv, nipin e zotit Vladimir, komentatorin Kosta Grillo, i cili nuk i shpetoi dot virusit pandemik COVID-19. Te dy gazetaret e njohur ishin bij te Vunoit dhe Bregdetit te Vlores.
Puna dhe kontributi i Vladimir Grillos kane per te qene te paharruar per komunitetin e gazetareve sportive shqiptare dhe per krejt sportdashesit dhe publikun.
Ngushellime familje Grillo! I paharruar do te mbetesh kolegu yne
Grillo!
Dega e Unionit te Gazetareve Sportive Shqiptare
Unioni i Gazetareve Shqiptare

What do you think?

Written by admin

Urojme per Vitin e Ri mjeshtrin e kuzhines gjirokastrite Defrim Gjoça

Doktori i njohur gjirokastrit Kostandin Balloma uron per Vitin e Ri:”Gezuar dhe gjithe te mirat.Shendet dhe mbaresi!”