Tani ne biseda dyshe, treshe e trapeze te hapura, te ngushta apo shoqerore, kur pihet kafe apo raki, gjirokastritet perdorin nje shprehje ne thelb me dy kuptime, te mire dhe te hidhur.
Kafexhinjte,zanatcinjte,restorantexhinjte dhe hotelxhinjte e Qafes se Pazarit dhe rreth, shprehen ata, me rregullimin e Pazarit jane bere zengjine, ndersa kush ka nje dyqan apo dhome turistike ne Dunavat, Manalat e gjetke nuk ka bere prokopi.
Po pse?
E thjeshte per ta shpjeguar duke kujtuar ne radhe te pare investimet miljoneshe ne leke, dollare e euro qe shteti dhe donatore kane hedhur vecanerisht vitet e fundit per restaurimin e plote te Pazarit karakteristik, projekte e pune te realizuara nga mbulesa e Pazarit, punimet brenda deri dritaret e portat prej druri te godinave, shtrimi rrugeve me kalldrem, telat nentokesor per telefonine moderne, kanalet vec per ujrat e zeza e te bardha etj.etj qe kane sjelle rritjen e cilesise se sherbimeve ashtu dhe ngritjen e mireqenies se cdo privati te njesive tregtare.
Keshtu kush punon sot ne territorin e Qafes se Pazarit fale investimeve te kryera por dhe punes se privateve keta jane bere vertete zengjine pavaresishte se nuk heqin dore dhe nga ankesat, “fitojme, s`fitojme”, “jemi holle” e te tjera,
Ndryshe eshte pamja ne lagjet e siperme te qytetit ndaj dhe banoret e tyre qahen e kerkojne investime qe dhe ata ne mos zengjine po te pakten nga turizmi te sigurojne te ardhura per perniresimin e jetese brenda familjes, te heqin dhe nje leke menjane per te restauruar nje dhome me kushte per fjetje dhe ushqim te turisteve.
Qe keto lagje , thone ata, te kthehen ne destinacion per vizitoret vendas e te huaj duhet te hidhen me shume leke per infrastructuren qe ka nevoje te shtrohet per rrotat e mjeteve dhe kembet e kembesoreve, per rregullimin e cative, disa te medha sa nje fushe volejbolli, me pamje nga ku Gjirokastra eshte e bukur edhe ne kohe me diell edhe me shi, per dhenien e kredive te buta etj.
Ja ju qe na lexoni c`mendime keni qe Gjirokastra si vend i kerkuar per turizem te mos kete destinacion vetem Qafen e Pazarit, kalane apo muzete, por dhe lagjet e larta ku nuk mungojne as shtepite karakteristike, as objektet historike, as ato te kultit dhe as bujaria e mikepritja, kultura qytetare dhe kulinaria e pasur e tradites gjirokastritrite?!
SI ILUSTRIM QE KETO LAGJE KANE MJEDISE PER TE TERHEQUR TURISTE DITORE E DISA DITORE PO PERCJELLIM DISA FOTO TE FAQES EKSPERIENCE GJIROKASTRA