Sot gjate pushimit te drekes ne pune bashke me dy shoqe gjirokastrite na shkoj mendja per qollopite. Kishte nga ato kolege te cilat nuk i kishin provuar ndonjehere, por aty nuk munguan keshillat e gjirokastriteve te vjetra te cilat i benin ne familjet e tyre dhe e kishin trasheguar receten nga gjyshet dhe mamate e tyre. Prandaj ne me poshte po ju sjellim receten dhe jemi te hapur per keshilla te tjera nga ana juaj.
Perberesit qe na duhen:
dy veze
4 gota miell
1 gote kos
gjysem gote vaj
gjysem gote uje te vaket
30 gr gjalp
100 gr djath
nje luge caji kripe
nje lug kafeje sode buke
Pergatitja
Ne nje ene hedhim dy veze nje luge caj krip gjysem gote vaj dhe i trazojme sebashku. Me pas 30 gr gjalp ,nje gote kos ,gjysem gote uji i vaket, dhe 4 gota miell . I perziejme duke i shtuar djathin e bardh dhe nje lug kafe sod buke. Taven e lyejme me vaj dhe hedhim masen siper duke e pjekur per 40 min ne 200 grade.
Ju befte mire!