Me ardhjen në datën 01 shtator 1994 të n/dr. Thoma Voda mësues me eksperiencë nga kabineti pedagogjik mësimdhënia u ngrit edhe më lartë .
Në vitin shkollor 93-94 me vendim të Këshillit Bashkiak shkolla mori emrin e te madhit rilindas A.Z.Çajupi .
Shumë mësues dolën në pension si Afërdita Shehu mësuese e talentuar,Eli Kaci të cilët u zëvëndëuan nga Krara Çami e mësuesi me përvojë Tase Kano .U largua Farie Zere she erdhi mësuese Kalopi Bici.Formatorët T.Kano,V.Çaro e Panajota Nasi e cla me vonë u emërua n/d e CU ,zbatonin Mod.A 94.
Nga kjo shkollë vareshin dhe shkolla fillore në fshatin “Arshi Lengo”, shkolla fillore ish SMT dhe me vonë shkolla fillore “Së bashku” ku filluan të mësonin dhe romët bashkë me shqiptarët si dhe shkolla greke pranë godinës qëndrore që u hap për herë të parë në vitin 1996 .
Per shkollen tonë në vitin 1994-95 si eveniment i rëndësishëm do të ishte dekorimi i mësueses Dolora Çene me urdhërni “Naim Frashëri” gjë që motivoi gjithë kolektivin e shkollës.
Në vitin 1995-96 mësuesja formatore do të emërohej n/dr e CU dhe detyrën e formatores për Cu do ta kryente Vjollca Gogo. U larguan mēsueset Klara Çami e Vaide Muçaj të cilat u zëvëndëuan me mësuesen e matematikës Marjana Zhulati dhe mësuesen e cu Etleva Muço. U largua mësuesi Kristofor Papingji,fjalëpak i palodhur ,i urtë ,i talentuar i cili u zëvëndësua nga Edlira Sufati në shkollën fillore SMT.
Kristofori nuk e harroi shkollën e kolektivin. Ai me penelin e tij do të zbukuronte koridoret e shkollës dhe mjediset e klasave.Ky mësues përgatiti shkronjat e klasave të para shqip (sepse kishte mungesë mjetesh ) si dhe ato të klasës së parë greqisht me mësuese kl 1 Eleni Kaçi,( me vonë u shtuan edhe mësuese të tjera si Donika Boboli,Marjana Gaxhioni , Matilda Gushi e cila jepte lëndën e gjuhës shqipe..