in

Kujtese/ Dr. Kujtim Mezini me personelin e dispancerise tuberkulare te qytetit te Gjirokastres

Ne kete foto eshte Dr. Kujtim Mezini, tani ne moshe madhore, me banim ne Tirane, por qe karrieren ne fushen e mjekesise e nisi dhe e mbylli me sukses ne qytetin e lindjes, ne Gjirokaster.

Dr. Kujtimi eshte  nga specialistet me te mire ne vite ne fushen e semundjeve anti tuberkulare qe, me personelin ne foto, kane dhene nje kontribut te madh ne mbrojtje te shendetit te banoreve te qytetit dhe fshatit.

 

Kujtojme se institucioni qe ne krijim, ne vitet e para te clirimit te vendit, quhej dispanceria anti tuberkulare dhe merrej me luften kunder tuberkulozit ,me depistimin e te semureve ,mjekimin e te semureve tuberkulare si dhe me vaksinimin kunder saj. Semundja shkurtimisht quhej TBC.

Drejtor i pare i saj ishte Dr Thoma Zhusti dhe godina ishte ne lagjen Hazmurat  dhe me pas u vendos aty ku eshte sot Shtepia e te Moshuarve ( Azile quhej me pare).

Ketu Dr. Kujtimi me personelin qe shikoni ne foto ka punuar per shume vjet me specialitet Ftiziater.

Dikur, ne vitet e para , Ai dhe personeli delnin neper shkolla, institucione, fshatra e reparte ushtarake me nje aparat te thjeshte nepermjet te cilit kontrollonin gjendjen shendetesore te popullates.

Dr. Kujtimi eshte i pari ne rreshtin e pare dhe do deshironim qe te identifikoni dhe personat e tjere, me kontribute dhe keta ne specialitetin qe kane ushtruar ne mbrojtje te shendetit te popullit.

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Ish deputetja Vitori Çurri punë dhe këngë bashkë me kuadro, kooperativistë dhe punëtorë…

Maçet e lagjes dhe te shtepise, keni ndonje histori per te treguar?