in

Ja çfare ndodhi ne hotel Turizmi te Gjirokastres pas shfaqjes se drames “Sipas Ligjit”

 

Kjo shfaqje qe u dha ne daten 23 dhjetor 1972 u mireprit nga artdashesit gjirokastrit dhe pas saj artistet ne role u mblodhen ne sallen e Turizmit per te diskutuar por dhe per te festuar.

Shfaqja u ndoq edhe nga pedagoget Drita Agolli, Mario Ashiku, Tef Pali dhe Kujtim Spahivogli qe kishin ardhur per te pare lojen e aktoreve stazhiere Ligoraq Riza,Pandi Duka dhe Flora Skendi.

Atmosfera , pas urimeve dhe vleresimeve u rendua dhe krijoi pakenaqesi tek regjizori dhe aktoret vendas, mbasi Drita Agolli shfaqi hapur mendimin e saj per transferimin ne teatrin e Gjirokastres te aktorit te ri Ligoraq Riza.

Fjalet e saj se per Ligoraqin ishte fatkeqesi qe e kishin emeruar ne Gjirokaster u kundershtuan me argumentin se Ai ishte akor i ri dhe nuk duhej te binte ne deshperim.

Pas kesaj atmosfera nderroi dhe ekipi i institutit nuk e ndoqi me shfaqjen. U largua per ne Tirane ndersa aktori Ligoraq Riza vazhdoi punen ne skenen e qytetit ku per disa vite realizoi role kryesore dhe u dallua per interpretim me nivel te larte artistik.
Foto eshte nga faqja e Vasil Zerves

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Kjo foto zgjon kujtime per klasen e 7-te te shkolles 29 Nentori ne Gjirokaster

Kujtesë/ Intelektualët Koço Mosko dhe Qirjako Hila që nuk i shkëputën lidhjet me fshatin deri sa ikën nga kjo jetë