Ne kete foto, derguar nga Anila Rezhda, shkrimtare, me shtepi te jetes ne Hazmurat, eshte edukatore Amalia Aleksi qe edukoi breza femijesh te rriten te mire e te shendetshen, te bukur e te ditur.
Amalia me shtepi ka banuar ne lagjen Pllake po punen e ka patur ne lagjen Meçite, ne kopsht me femijet, me keta vogelushe sot te rritur , me perparese te bardha, rregulluar si per feste, sikunder ndodhte kur femijeve u thuhej do dalim ne fotografi.
Ata gezonin pa e ditur vleren e nje fotografie qe nje dite do t`u hapte dritaren e kujtimeve, do t`u kujtonte moshen, trupin dhe druajtjen, ashtu dhe edukatoren e tyre.
Po pa he , shikoni veten me kujdes, gjejeni dhe thoni se cfare ju kujtohet. I njihni shoket dhe shoqet, flisni pa druajtje se tani jeni rritur, jeni bere me femije, edhe me niper e mbesa?!