Per gjyshet e lagjes nuk gjej fjale me te bukur se ndajfolja shume per te shprehur dashurine time per to, vlerat e mrekullueshme e te patreguara, embelsine e shpirtit se kane qene e mbeten ne kujtese jo vetem per mua por per te gjithe, banore te lagjes sone te vjeter, madheshtore ne pamje e ne shpirt, personazhet me te dashura e me te shtrenjta, me te respektuarat edhe ne faqet e ketij libri.
Te paktat kujtime te femijerise me lidhin me Teto Lalenë, gjyshen e të ndjerrit Ladi Qirjaqit, arkeologut të lagjes.
Sa isha femije nuk dija qe me pare ishte shtepi e kamur, ku ne kohet me te mira sherbente dhe nje grua egjyptiane dhe ne festa luanin sazet e njohura te Delvines.
Ne marredhenie me ne ajo shfaqej me autoritet, me hije e pamje te rëndë por me zemer te bute.
Pasioni i saj ishin lulet dhe pemet ne kopshtin e saj fantastik, me pemë frutore qe piqeshin gati ne cdo stine, me portokallet e sidomos ftonjte, te medha e te verdhe dylle, edhe nje kumbull delvinjote, kokrrat e se ciles i “mblidhnim” dhe pa pjekur.
Me pare kopshti ruhej me roje, me pas me qen e ne kohen tone, nga vete Teto Laleja qe, sa degjonte ndonje zhurme, si paralajmerim te pare, nga dritarja, perpiqte guret dhe fliste me zë të lartë. Isha i prape e meritoja cdo qortim. Po dhe mire nuk me kujtohet nese dhe ajo, si ndonje gjyshe tjeter, per te na zbuar nga kopshtet ku vinim dore, ne maje te gojes i kishin fjalet: “Ikni, se do tua bej koken xhumba-xhumba!”.
Nje dite vjeshte, kerceva ne kopesht per te marre ndonje ftua por rashe ne duart e saj te forta dhe aventura ime u shoqerua me fjalet kercenuese “Do te me shoç tani, do te ta bej kurrizin me te bute se barkun…Do te te lidh nje teneqe ne qafe qe te beje sehir gjithe lagjja!”
Më fliste me ze te larte, po pa vene dore mbi mua. Nje moment, i shpetova nga duart. “ Eja pa do te me shoç!”- ishin fjalet e saj te fundit.
Kur u mblodha ne shtepi, nje grusht nga frika, cdo gje kaloi mire, pa fjale e kercenime. Duket se Teto Laleja kishte heshtur dhe kishte hequr dore nga mendimi per te më shetitur sokake me sokake me teneqe ne qafe, sic tregojne se ndodhte dhjetra vjet perpara me ndonjë që vinte dorë në pronën e tjetrit…
…