in

Keshtu e bejne byrekun me gjize gjyshet gjirokastrite?

 

Thone se kjo recete eshte e njohur e mbi bazen e pervojes se gjysheve.
Per kete recete, byreke qe realizohet nga kombinim i gjizes me qepe te thate shtrojme pyetjen: A e kane perdorur kete recete gjyshet gjirokastrite?
Juftojme te njiheni dhe komentoni!
Shkurt receta:
500 gr gjizë me kripë, 1 kokërr mesatare qepë e thatë, 500 gr Miell, 250 ml Ujë, Vaj Ulliri, Pak gjalpë fshati, Sodë Buke

Përgatitja e brumit dhe mbushjes me gjizë: Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të pushojë ndërsa nisim përgatitjen e mbushjes me gjizë dhe qepë.

 

Për përgatitjen e mbushjes, qepën grijeni shumë imët në rende. Kalojeni në tigan të madh me pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët dhe kaurdiseni për pak minuta.

Shtoni më pas gjizën, kaurdisini bashkë për disa minuta të tjera e më pas largojini nga zjarri. Përgatitja e Byrekut: Pasi e përgatisim mbushjen me gjizë, e lëmë të ftohet.

Nëse dëshironi për më shumë shije gjizës mund t’i shtoni edhe pak majdanoz të grirë hollë. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar. Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga disa pika vaj ulliri. Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me gjizë.

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes me gjizë e qepë. Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri. Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera. Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes me gjizë dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u sërish disa pika vaj ulliri.

Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur. Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.
Tani qe u njohet me receten e “Fjale te Urta” presim mendimin tuaj. Keshtu e bejne byrekun me gjize gjyshet gjirokastrite?

What do you think?

Written by admin

Vajzat e bukura gjirokastrite me fustanet e bardha verore ne vitet 60 e larte

“E shoh që u mërzite, më tha, po ti je vetë poet dhe duhet ta dish se…”