Ika se kam nje hater per te bere!”
Kjo shprehje eshte e lashte sa lashtesia e Gjirokastres,percjelle brez pas brezi, e trasheguar ne cdo familje, po me e perdorshme, ne mendim dhe goje te te vjeterve qe jetojne e banojne ne nje porte, ne nje lagje e qytet.
Prandaj si shprehje e te folmes se qytetit eshte kaq jetegjate po qe tani degjohet dhe me ralle se lagjet, dhe te vjetrat, kane banore te rinj ardhur nga qytete dhe fshatra, vecanerisht pas nderrimit te sistemit nga 90 e larte.
Megjithate pa mburrje mund te themi se gjirokastritet jane korrekt me hateret, ecin ne tradite, sidomos moshat e vjetra qe vazhdoojne ne hatere tek fqinji, tek miqte e te afermit.
Kerraba ne hatere terheq jo nga vetja por nga tjetri, ben llogari me mendim te mire qe mos te mbetet ne borxh.Ka apo nuk ka gjene per hater e heq menjane qe mund te jete para, mall apo cdo dhurate tjeter qe shpreh respekt, dashuri, miqesi dhe mirenjohje. Per nje ngjarje familjare, ne gjitoni apo kolektiv, sidomos hatere per femijet, per te bere dorovitjen e rastit me para apo sende te ndryshme.Ne fejesa, dasma, emra, ditelindje etj.nuk kursen. Heq dhe nga goja qe te mos turperohet.
Gjirokastritet bejne hater jo vetem ne lagje e qytet por dhe jashte tij, ne miqesite, shoqerite apo krushqite e lidhura. Marrin rruge dhe me shpenzime te medha vetem e vetem se kane “hater per te bere”.Te themi qe nuk i ze gjumi sa ta bejne haterin qe kane e teperojme por te ndjeshem e te pergjegjshem jane.
Pas 90-tes me emigrimin hateret dhe jane “harruar” apo pakesuar po e verteta eshte qe familjet e vjera nuk heqin dore nga kjo sjellje, hapin fletoret me shenime ku kane hater dhe kush ju ka ardhur.
Ne maje te gjuhes e kane shprehjen:” Kam hater tek filani apo filanja”, apo “ Do vete per hater tek nusja e fiilanit qe ka lindur dy binjake se me ka ardhur kur kam lindur”.