Merita Musta
Sa do te doja te isha ne Gjirokaster
aty ku zemra ime gjen qetesine
te ngopesha me ajrin e paster
te shijoja gjithe bukurine
Rruget e kalldremta pemet gjelberoshe
kalane madheshtore nga vitet renduar
shtepite e pastra e me lule shume
malin e Gjere me ujte e kulluar
Te rrija me Nenen nate edhe dite
e nga ajo mos te ndahesha kurre
me thesin ne dore e terkuzen
per shkarpa te venim tej zallit ne lume
Te merja ngadale rrugen pertej Bendit
ne pazarin e dashur me kalldreme shume
te takoja shoke e shoqe ku punova
sa mall kam ti shoh te gjithe une
O Zot me bej zoge me krahe e te cohem
nje ere e mare te me coje ne Shqiperi
ne Gjirokastren time te me shpjere
e te shkoj tek Nena ne shtepi