Këtu ku nisa rrugëtimin tim, ku u rrita në moshë e profesionalisht, ku mësova e kuptova se të përballosh sfidat e jetës ka vetëm një mënyrë, puna me përkushtim, ndershmëri e humanizëm në shërbim të qytetarëve.
Në këto ambiente plot lule e trëndafila, të cilat mbajnë edhe punën e djersës time e të shokëve të mi Sokrat Stefa e Tefik Kroi, që pavarësisht detyrave, posteve e gradave, kur pas pune iknin të tërë, ne punonin duke mbjellë lule, pemë e trëndafila, të cilat na i dhuronte me shumë humanizëm e dëshirë miku i Policisë Klanthi e dashamirësja e përhershme bashkia Gjirokastër.
Në pikë të vapës çdo ditë i vadisnim e kujdeseshim për to, ku shumëkush që na shikonte edhe tallej me ne.
Por të punosh e të kujdesesh për ambientin ku kalon pothuaj pjesën më të madhe të kohës, nuk është turp, as ulje e ofendim, por është vlerë e krenari.