in

Ju ka mare malli per comlek me mish? Ja se si ta pergatisni

Comleku me mish eshte padyshim nje nga recetat me te shijshme te kuzhines shqiptare.

Aroma e tij fantastike dhe shija e pakrahasueshme te ben te te mbetet gjate ne memorie dhe ta kerkosh gjithmone ne tavolinen familjare. Prandaj ne te gjirokastraonline kemi vendosur t’iu kujtojme kete recete te shijshme dhe gjithashtu nje menyre te thjeshte se si pergatitet ajo.

Perberesit qe na duhen:

kripe, piper i zi,salce domate, nje filxhan uthull molle, 4 gjethe dafine, vaj ulliri, nje kokerr hudher, qepujka te vogla, tul mish vici

Pergatitja:
Nje nga truket kryesore te kesaj recete eshte marinimi i mishit. Para se te pergatisim receten duhet te marinojme tulin e mishit te vicit.

Te pakten dy ore tulin e mishit te vicit duhet ti perziejme bashke me kripe, piper, dafine, hudher dhe utull molle dhe i leme ne frigorifer, por jo ne ngrirje.

Mbasi perfundon ky proces mishin e kaurdisim ne tenxhere me pak vaj ulliri.

Mbasi e kaurdisim mishin shtojme qepujkat e pastruara dhe te paprera derisa uji te shteroje.

Ne fund shtojme salcen e domates dhe utullen e molles .

Shtojme ne fund per nje zierje deri ne 45 min nje gote me uje.

Shijojeni dhe ju befte mire!

What do you think?

Written by admin

Sarmat e para te kesaj pranvere pergatitur nga Drita Maliko

Ndahet nga jeta poeti i njohur sarandiot Agim Mato