Gjirokastritja Alie Dobi, vajza e Musa Budos, kadi në Stamboll, Janinë e më pas ne Gjirokaster, ishte specialiste për gatime!
Gatimin e mësoi ne nje shkolle per ekonomi shtepiake ne Stamboll. Ajo kujtohet per gjellet dhe byreqet po me shume per prodhimin e embelsirave. E kerkonin ne fejesat e dasmat, po dhe ne “Shtepine e pritjes”, bente dhe kurse per vajzat e lagjes, u mesonte gatimin, glikote e embelsirat. Në ditët para vitit të ri përgatiste revani dhe kadaif me arra.
Ja si i përgatiste ajo:
REVANI
Bashkojmë sheqerin me gjalpin per 6-8 minuta me shpatull druri. Duke e punuar hedhim vezet dhe cipen e limonit ose te portokallit te kruar ne rende. Shtojme simigdalin, miellin dhe soden e bukes. Brumin e perftuar e kthejme ne nje tave ku kemi shtruar nje leter dhe e hapim ne menyre qe peta te mos jete me e trashe se 4-5cm. Brumin e pjekim per 40-50 minuta ne nje furre mesatare.
E heqim nga tava duke e kthyer permbys. Heqim letren, e leme te ftohet dhe e veme perseri ne tave.E presim ne copa drejtkendeshe ose romb. Ne nje tenxhere hedhim ujin, sheqerin dhe e leme te valoje sa te behet shorop. E leme pak te ftohet dhe e hedhim mbi revani deri sa te pije.
Normativa per 6-8 persona
Sheqer 100 gr,
Miell 200 gr,
Veze 5 kokrra,
Simigdal 100 gr,
gjalpe 200 gr,
sheqer per shurupin 550 gr,
uje 720 gr,
sode luge kafe,
limon ose portokalle 1 kokerr.