in

Mesoni nga Di gjirokastritet ç`thoshnin burrat e vjeter te Gjirokastres kur shikonin vajzat e bukura ne rrugen e Ndene Kalase!

Sic thuhet, Burrat e vjeter te viteve 60-te kishin nje zakon qe nuk vihej re nga te gjithe, po nga kureshtaret erotik te asaj kohe, “seksistet” sic quhen sot.

Kjo kategori qe nuk perbenin shumicen, edhe “ frinin “ me veprimin e te vjeterve, paçka se per vete ‘aty e kishin menden’.

Sipas tyre, me te paraqitshmet,ato qe e “dridhnin”, u binin ne qafe, i shikonin si te limaksur dhe guxonin t`i ndalonin po jo fare hapur, ne sy te botes, as ne Qafe te Pazarit, po nga Bashteja e Teqese, nga Pallati i Kultures, rrugen e gjimnazit, te Mullirit dhe ca me shume ne ate te heshtur te Ndene Kalase.

“ Me leje te desha nje minute”, komunikonin ata ndersa te vjeterve as u shkonte ne mend . Ndonje qe mund te kish guxuar turperohej e mbahej ne goje: ‘Goxha burre, si nuk i vjen turp!”

Tani se c`benin burrat e vjeter te atyre viteve kur shikonin vajzat e bukura ne rrugen e kalase do ta nesoni nga di gjirokastritet, miq te faqes tone.

Biseden per kete teme ata e nisen me bodilen e rakise perpara,500 gramshe, raki rrushi, Çiminxhi dhe antipaste me “ muzike neper bote”. Ju e dini, nje çike e nga te gjitha, nje çik djathe, nje lug urle, 5 koqe udhinj, nje domate ne 2 pjese dhe nga 1 qofte me buke, se mishin harroje, nuk behen me si ato te kohes se pare.

-He mo ,-e hapi muhabetin i pari-thuaje ate qe nise rruges po jo dhonidhoni, nga Sheshi Mejdanit, Ndene Kala , ne Qafe te Pazarit tek Bendi dhe, ku ishe hiç gjakundi!

– Avash mo se me hane hundet! Mos gri si mudhiri pa koqe!

– Ee te kam gaz, thuaje te shkreten! Se ma bere koken dhadhe!

-Mos u be rokan. Leme radhe dhe degjo:. Qe ne krye te kohes, aty nga vitet 60-te, mbase te kujtohet, i kisha vene re. Kur ecnin ne rrugen e Ndene Kalase, sa kalonte ndonje vajze e bukur, badhe per badhe nuk e shikonin ne si, po fshehurazi, ashti si kot, kthenin koken pas …

– E ç` e pastaj?

– Si e ç`e , prit se s`kam mbaruar! Ke zene rezen tani dhe i do te tera tek vendi. Duro te shkreten, se eshte analize kjo, nuk thuhet me di dhafe!

– Pa he, nje fjale, nje lire, bjeri muhabetit ne koke, mos i maçalis fjalet!

– Edhe qe thua ti, si kthenin koken pas, njeri i thoshte tjetrit: He mo, si tu duk?

– Ç`o me duket, dumke,i pergjigjej tjetri.Po ti si t u duk? Blanje, ta pish ne kupe! He, mban gje mend ti?

– Po si nuk mbaj mend. E kam ne si nje xhaxha te asaj kohe qe nuk i mbaheshin kembet. Sa kaloi nje vajze qe, te them te verteten, e kisha ne zemer, ktheu koken dhe e pa nga b…me bisht te syrit, po sa me pa mua, krojti zerin, sic e kishin zakon, gje qe e bejme dhe ne sot.” Te zura”, i thashe dhe atij i iku gola nga turpi po me verviti nje ballgame dhe ja dhashe vrapit.

– C`ta ka bere mire!

-Mire ma beri , se vura mend!

-Kujt i thua, mua qe te njo dhembe e dhemballe, se s`thone kot ne Dunavat, u plake e ment s`vure, gjithe jeten keto ke bere.

-Me març te keqen dhe mbidhe te mbidhuren, mos ja hip shkarpave!

What do you think?

Written by admin

At Thodhori Nikolla: Për shumë vjet Pashkët miq !Muaj të mbarë !

Me ke anetar te familjes çokitet vezen e kuqe te Pashkes?