in

”More djale, i kujt je ti? Mos je djali i filanit?!”

Per burrat e vjeter ,te Gjirokastres, ata qe mbahen mend edhe sot, nga vitet `50 e larte, kur bie fjala ne tavoline, kujtohen dhe per zakone e tradita te vjetra, por dhe per disa shprehje qe i kishin ne maje te gjuhes.Ata, fjala vjen, pavaresisht se nuk te njihnin, kur te gjenin ne rrugen e lagjes, te shtyre nga nje zakon i mbetur, trasheguar nga te paret por dhe nga kureshtja ,karakteristike e njerezve te mbyllur, te padale me pjace, pyesnin:

”More djale, i kujt je ti? Mos je djali i filanit?!”

Nuk ndodhte qe i pyeturi te mblidhte buzet apo te shtremberonte syte e vetullat, pergjigjej dhe, burri i vjeter, kur merrte pergjigje te sakte, ndihej fitimtar me veten e vazhdonte me buze ne gaz:

‘ Thashe une, djali i filanit. Nuk me qeshen site. I rashe ne koke. Po ti coc ngjan kaq shume, sikur te ka nxjerre nga hundet!’

Ralle dhe ka ndodhur qe ndonje i prape ka mbledhur buzet e ka prishur fytyren. I eshte pergjigjur:
“C`te duhet ti, shiko rrugen!”

Ne rast te tille, burri vjeter, merrte rrethrrotullim ne moment, nuk e bente fjalen di :

“Mire mo djale, mos u merzit, ashtu thac, se ashtu m`u duk!”

Si thoni, nje zakon i tille ne komunikim i burrave te vjeter te atyre viteve me te rinjte qe nuk i njihnin kish te mire a te keqe dhe a ka mbetur tek burrat e sotem?

What do you think?

Written by admin

Ne avlite e Gjirokastres/ Gatime me flake e prushe per byreqe, tava, shapkat e mish te pjekur edhe ne ditet me te ngrohta te vitit

Keni harruar te gatuani çomlek me qepe? Cila krahine e ka tradite?