Keto pak rreshta ne kete fillim viti dua tja kushtoj nenes sime Hrisavji Dodo (Beqo).
Lindi ne Vishani,Jannine, me 1920,ku kishte disa vite qe banonte familja e saj e ardhur nga Dhuvjani e qe me 1925 kthehen perseri ne Dhuvjan,ku kishin shtepine,tokat,pronat.
Me 1926 i jati Kosta emigron ne SHBA me djalin e madh Nikon ,i cili vritet ne aksident ne pune.Me 1929 shkojne aty dy djemte e tjete
Vasili me Theofanin,16 dhe 13 vjec.Me 1936 I jati kthehet ne Dhuvjan…Filloi e mbaroi lufta,Shqiperia u rrethua me telat e diktatures.Dhe Hrisavjia donte te bente ate qe shume e mendonin,por pak guxonin ta benin:te arratisej.Dhe aty prane kufirit kapet se bashku me nje shoqen e saj e tradhetuar nga nje i aferm.
Pas disa viteve internim ne Kruje kthehet,martohet me dhuvjanjotin Kristo Dodo dhe linden dy djem,Kostaqin dhe Maksin. Dhe kjo arratisje e ndoqi pas gjithe jeten,ate,familjen e saj,djemte,ne shkollim,ne pune…
Ishte e forte Hrisavjia,fizikisht dhe shpirterisht ,tejkaloi cdo situate,deri edhe me 1970 punoi disa kohe vullnetare ne Kukes e pas viteve 90 kuksiania Nashide erdhi e takoi…
Me 1967 te keqinjte e fshatit I bejne vellezerit e saj si te arratisur me 1949 per te shtetezuar shtepine e saj.Dhe keshtu motrat Hrisavji dhe Areti nuk I pane kurre me vellezerit qe nga viti i larget 1929…
Dy episode nga jeta e saj nga shume e shume:
1) Ne Gjirokaster do xhirohej nje film dhe kerkohej nje grua per rolin e nenes partizane.
Shkuan ne NPV dhe zgjodhen Hrisavjine.
Pergjegjesve u erdhi mendja verdalle,por Hrisavjia u terhoq me takt…
2)Me 1983 na vdes babai,64 vjec.Vellezerit nga SHBA I derguan motres nje pako: nje triko,
nje fustan,pese pale corape te zeza.Ishte koha ku veshtire gjeje edhe rroba te zeza.
Papritur e therresin ne keshillin e lagje “18 Shtatori”.
“A e di pse te kemi thirrur,I bertisnin Hrisavjise qe qendronte ne kembe,ke marre shtate gjera nga jashte.Edhe djalin ta heqim nga puna.
Dhe Hrisavjia,e palekundur si gjithmone,por me shpirtin plot dhimbje,ju pergjigj:
“Ato qe mora mi derguan vellezerit per humbjen e burrit.Edhe ju kur shkoni per ngushellim coni kafe e sheqer…” U kthye ne shtepi e tronditur…
Etj,etj.Jeta e saj Ishte nje lufte e vazhdueshme,ku ajo perpiqej gjithmone te fitonte.
Me punen e saj,me sjelljen,qendrimin,karakterin e saj ajo gezonte respektin e te gjithe atyre qe e njohen,megjithese ingranazhet aty lart ishin gati te kerkellitnin…
Jetoi 5 vitet e para te jetes ne Greqi,75 vite te tjera ne Shqiperi dhe 5 vitet e fundit te jetes perseri ne Greqi.Tani prehet se bashku me te shoqin Kristo ne Dhuvjan,ne Dhuvjanin e saj.
Nipi i Hrisavjise,inxhinjeri gjeolog me ishquar i naftes ne Shqiperi,Vllasi Janopullos,
duke u bazuar ne jeten e Hrisavjise,shkruajti romanin “Ne perendim te diellit” ne gjuhen greke.
Fotot:Hrisavjia ne v.1950 dhe 2004