in

Ja pse festa e ndryshimit te vitit nuk eshte ne te njejten date!

Nga Kostaq Dodo Dhuvjani

Festa e ndryshimit te vitit nuk eshte ne te njejten date si ne boten perendimore.

Viti i ri kinez : Percaktohet nga kalendari diell–hene dhe dita e pare e vitit nuk eshte e qendrueshme ,leviz midis fundit te janarit dhe mesit te shkurtit te kalendarit perendimor Gregorian.

Hebrejte : ndryshimi i vitit fillon diten e pare te muajit Tishri (tetori yne),qe eshte muaji i shtate i kalendarit hebraik e ku festohet Rosh Hashanah ( viti i ri hebraik).

Induistet : shumica e tyre e feston me 26 Mars,qe simbolizon zgjimin e tokes nga gjumi dimeror .Por ne Indi ,sipas krahinave,ka edhe tre data te tjera: 13 prill,14 prill,10 mars.

Iranianet: perset (iranianet)festojne Norooz(Vitin e Ri) diten e pare te pranveres:20 mars.

Taoistet: Percaktohet nga kalendari henor dhe viti i ri Songkran festohet me 12-13-14prill.

Muslimanet :viti i ri Muharram festohet ne fillim te muajit te pare te kalendarit islamik ,i cili ndryshon ne vende te ndryshme islamike.

Por ne disa shtete si Turqia ,ku kalendari perendimor funksionon se bashku me ate islamik,
festohet edhe me 1 mars.

Pavaresisht kohes kur festohet,festa e ndryshimit te vitit eshte festa e gezimit dhe harrese,
festa e jetes ,e lulezimit te saj mbi toke,festa e se mires dhe kudo e gjithmone urohet:Per shume vjet gezuar!

What do you think?

Written by admin

Drejt Çajupit me aparatin fotografik

Sot urojmë për Ditëlindjen Prof. Ymer Çirakun