-Miremengjesi, si u gdhite, mire jeni ju andej nga Amerika?
-Mire, mire, c`thone Krishtlendjet andej nga ju? E bete gati bakllavane e Vitit te Ri?
Ja keshtu fillon nje mengjes i ri me komunikim ne distance te afert dhe te larget, edhe nga shtepite e Cfakes qe ne kete foto duken te fjetura po qe nga penxheret, avlite dhe portat e hapura gjyshet moderne me celular ne dore nisin molloirat.
Mjegulla qe ka mbuluar te fshehtat e nje njate me pare pritet te largohet dhe ato te zbulohen nga bisedat qe nisin vritualisht nga lagjja ne Amerike, Rumani, Gjermani, Greqi e Itali qe keto te dyja jane dhe me afer dhe zeri vjen si te flasesh ne dere te shtepise.
-He mi, mire zotrote?Kllaballeku mire?Punet mire?
-Mire mi, mire! Punet vuuuu e ne vend!Ju andej, te gjithe mire?
-Po mire te themi! Moj e bere bakllavane e Vitit te Ri?
– Po mi, po, me doli nje pellembe e trashe!
U pre linja, kur te rregullohet vazhdoni vete, po kujdes se mos mbeteni pa leke ne celular…