Keshilli Bashkiak ka vendosur qe rruga nga Ura e Lumit, ne vazhdim fushes se Valarese e thelle ne Lunxheri te mbaje emrin e poetit Jorgo Bllaci, lindur ne fshatin Karjan te krahines se Lunxherise.
Jorgo Bllaci, poet,perkthyes dhe dipllomat eshte dalluar per shpirtin aristokratik ne krijimtari.
Ai ka sjelle ne shqip me po ate tingellim si edhe ne gjuhen e tyre te memes, Eseninin,Lermontovin, Pushkinin, Gogolin, Turgenievin e autore te tjere.
Libri i tij i pare eshte ” Ligjerimet e pylli(1964) dhe ne vazhdim: “Epika e trendafilave”, “ Zerat e nates”, “Lirika” .
Jorgo Bllaci eshte vleresuar dhe me pare me çmime ne krijimtari dhe tituj nderi, “ Mjeshter i Madh” ne vitin 2004; mbajtes i titullit te larte “Per miqesi mes popujve”, “Perkthyesi me i mire i vitit”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i qarkut Gjirokaster”, “Qytetar nderi i Gjirokastres” etj.
Jorgo Bllaci i ka kenduar me dashuri fshatit dhe krahines se tij. Nuk ka lexues dhe lunxhot qe te mos kujtoje vargje brilante si keto per kete krahine te bukur:
“ Dhe ndonese prane vatres ku çdo gur,
Me zgjon me mijera dhimbje dhe kujtime,
S`me presin me…Te dua si dikur,
Me gjithe shpirt, moj Lunxheria ime!”
Ja teksti i plote i poezise se Tij per LUNXHERINE:
S’më shkeli këmba qysh në mituri
Në këto vise gjithë gërxhe e brinja
Ku si dy motra plot me dashuri
Blerojnë tok, bajamja dhe dëllinja.
Ku gur mbi gur guguçja rri këndon
Dhe këng’ e saj jehon nëpër lugina,
Mbi gjoks të shkëmbit t’egër lulëzon
E kundërmon me erë trëndelina.
Si lot i çiltër ujët e kristaltë
Plot ëmbëlsi buron me mërmërime,
Nga shpirti i dëlirë i maleve të lartë,
Nga shpirti yt, moj Lunxhëria ime!
Në brinjën ku në mbrëmje zbresin grigjet,
Ku rrjedh një lumë i vogël me rrëmbim,
Të bukura zbardhojnë nëpër brigjet
Shtëpizat e të shtrenjtit fshatit tim.
Përbri një pyll me fletë gjelbëron,
Më tej rudina, ara dhe lëndina.
Pastaj… gremin’ e hon ku lulëzon
Mbi gjoks të shkëmbit t’egër trëndelina.
Prej prindëve, mes shtigjeve stuhia
Buçiti dhe më ndau për ngamot.
Kështu më fluturoi mituria,
Ç’mi njomi vitet një nga një me lot.
…Tani sërish po vij me mall në gji
Në këto vise gjithë gërxh e brinja
Ku si dy motra plot me dashuri
Blerojnë tok bajamja dhe dëllinja.
Dhe ndonëse pranë vatrës ku çdo gur
Më zgjon me qindra dhimbje dhe kujtime,
S’më presin më… Të dua si dikur
Me gjithë shpirt, moj Lunxhëria ime!