Një burrë, theri një viç, e poqi dhe i tha vajzës së tij: “Bija ime, shko e njoftoi miqtë dhe të afërmit tanë. Ftoji ata të vijnë të hanë drekë bashkë me ne.” Vajza ishte shumë e zgjuar, doli në rrugët ku jetonin miqtë dhe të afërmit dhe thërrste me zë të lartë: “Na ndihmoni o njerëz, shtëpia jonë po digjet dhe jemi në rrezik!”
Shumë shpejt, disa njerëz iu përgjigjën thirrjes dhe u mblodhën tek shtëpia e vajzës, e shumë të tjerë bënë sikur nuk dëgjuan. Ata që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë, hëngrën e pinë sa u kënaqën.
Pasi mbaroi dreka dhe njerëzit u larguan, babai i habitur pyeti vajzën: “Oj bijë, po cilët njerëz ftove për drekë? Shumicën e tyre as që nuk i kisha parë ndonjë herë. Pse nuk ftove miqtë dhe të afërmit tanë?” Vajza iu përgjigj: “Baba, unë thirra për ndihmë dhe këta na u përgjigjën. Mendoj se këta janë miqtë dhe të afërmit tanë, e jo ata që vijnë për dreka e për darka.”
Ju si mendoni?
Nga faqja Mesimi