in

Varavingo në Bashte të Teqesë, Dunavati xëc, Palortoja diell…

Gazetë e pjacës me kater faqe, tre me lufte dhe nje me paqe…

Qëndro Dedi: Qetësi dhe frikë e madhe. Gjeneralë dhe gra me bizhuteri në duar në vilat e sekuestruara.

Ne Bashte te Teqese: Kumbulla mashqino dhe delvinjote, kunguj te verdhë dhe avgella – shushunja me shumicë. D.Korja me matara dhe cobenjë nga Lazarati me napa me djathë të njomë, me kos te delmur e kripë per urle.

Ulje ne ankandin e parë me stromë, jorganë ,velenxa e perde vellullo, këpucë me maja dhe xhumba jo te stinës. Dunavati xëc, Palortoja diell. Pi birrë te rroç 100 vjeç, pi verë mos vdesësh kurrë.

Të tjera histori në PV për Hanin majorin gjerman me pantallona te shkurtra e qen kufiri. Në të thatë, tek Kurveleshi u tha kenga: Moj Gjirokastra me vulë, c’e bere Shemo hajdunë. Zjarr ne Prefekture. Radhë tek Zotia per obligacionet ne gazetë. Tepsi e sini bakri për të kallaisur te Malo Kalja.

Reklamë: Për pashkë, furra 24 orë tek Kroi i Premtos. Penxhere me hekura dhe sëndukë në ankand. U pyet ML: sa para ke? Të pakat në shtëpi, të shumat në azine. Hahet e pihet. Shën Jani. Dy lagje me 20 Janaqer.

Kasapet N.F nga Çetemeli dhe K. L folën për kocka e të brendshme zbor te bardha. E padalë akoma në pjacë: Në Palorto dhe Meçite dëgjohet Amerika dhe Moska me radio Orion. U tha: Doli shejtani nga shishja. Dance me kapardisje dhe mburrela tek “Parajsa” verore e Xhemaliut. Pa te rrema, verë e mirë nga Narta. Hajde gezuar për shëndetin e botës!

What do you think?

Written by admin

Jonida Maliqi: ” Gjirokastritët janë me kulturë, të hapur dhe mikëpritës.Më ka thënë nëna ime:”Gjirokastra ka nxjerrë vetëm koka”

Dikur, ja si veprohej në lagjet e Gjirokastrës kur dikush donte të shiste shtëpinë!