Ne Gjirokaster nuk gjen nje rruge apo sokak pa emer me nje dhe me shume histori qe lidhen me te.
Dhe kjo rruge ne foto ka nje emer, e madhja qe zgjatet poshte, po mbi te eshte dhe ajo tjetra, e vogel, po e rendesishme per banoret.
Ndahen dhe dy rruge mbi te, njera vazhdon drejt dhe tjetra merr kthesen e del tek lapidari ku dikur kane qene barakat ku bente provat banda e qytetit.
Kjo rruge ka nje emer qe na tingellon i cuditshem, i pakuptimt por qe nuk eshte quajtur kot se si emer mund te kete disa dhjetra vite.
Quhet Shkalipoli.
Po pse?
Ka njeri qe di pse ka marre kete emer dhe histori qe lidhet me te?
Banoret e shtepive duhet te kene degjuar pse rruga quhet Shkalipoli dhe me siguri qe kane dhe kujtime?!