in

Te pathëna për sazexhinjtë e famshëm,vëllezërit Hysen e Teme Dule që në Lunxhëri e Labëri mbanin dasmat deri në të gdhirë…

Sazexhinjte e famshem te qytetit te Gjirokastres, vellezerit Hysen e Teme Dule qe mbanin ne kembe dasmat ne Lunxh e Laberi deri ne te gdhire…

Perpara e pas Luftes se Dyte Boterore e shume vite pas clirimit te vendit, Gjirokastra kishte orkestrinat e saj, me e famshmja, e kerkuar ne cdo dasem, ne qytet dhe krahina, ishte ajo e vellezerve Dule.

Si instrumenta muzikore per shoqerimin e valleve perdornin violinen,llauten, klarineten dhe dajren.

Hyseni , me i madhi nga vellezerit, luante cdo instrument, ndersa dy vellezerit e tjere, Temja dhe Haxhiu me llaute e “def”, ndersa Rrapo Osmani me “gernete”.

Ky grup ishte vecanerisht i kerkuar ne  dasma, panaire dhe festa te tjera te kohes dhe pas vitit 44 mori pjese dhe ne festivale kombetare folklorike, ne shoqerimin e grupeve te valleve popullore.

Thuhet se te dielat e cdo vere e ne vjeshte te gjitha i kishin te zena, me kerkesa per dasma ne qytet, ne Lunxh e fshatrat e Laberise.

Merrnin pjese edhe ne ngjarje te tjera te ceremonialit te dasmes si “ne te pare te nuses”ose “ ne te shkele”.Benin dhe diferencim kur kishin shume kerkesa duke preferuar dasmat e medha sic beheshin dikur ne Saraqinisht, Mingul etj ne te cilat ndiheshin te vleresuar, te ngopur” me shperblime.

Dasmoret e leshonin doren, nuk kursenin per “dhiolixhinjte”qe, kur merrte vallen ndonje e moshuar, e afert e dhendrit,, qe perplaste nje shkop ne dysheme,ia merrnin kenges:”Moj halle te lumte dora,/ Qe zure nusen nga dora…”

Pas kesaj atmosfere, gruaja e moshuar, e kenaqur, shperblente “dhiolixhinjte”.

Ata viheshin bukur ne rol edhe kur vallen e hiqte ne krye, ne balle, ndonje nga burrat e shtepise, i aferm i dhendrit apo i nuses qe i drejtoheshin me vargje”” O Mina, oi,oi ta thencim ne shtepi…”

What do you think?

Written by admin

Nese po mendoni çfare te gatuani per darke, beni pite me spinaq

Mbrëmjet e vallzimit në Gjimnaz dhe Pedagogjike të Gjirokastrës