Ishte radha e pare me numer 17 e galerise ne sallen e kinemase dimerore te qytetit te Gjirokasrtres.
Cdo gjirokastrit i vjeter i brezit te viteve 60 e kujton kete radhe, nga dita e pare e ne vazhdim deri sa dhe kinemaja me ekranin e bardhe, skenen me perdet e kuqe te trasha, karriget dhe stolat, ballkonin dhe krejt muret u prish.
Karriget e kesaj radhe, vecanerisht 5 karriget e mesit ishin te rezervuara dhe radhe mund te shiteshin, mbeteshin boshe e kush guxonte, ndonje pa bilete, gjente belane, nxirrej jashte.
Drejtoret e kinemase,pa perjashtim, nga i pari deri tek i fundit qe tani nuk na kujtohet se kush ka qene, ishin vigjilente e benin vete kontrolle se mos ne to uleshin ‘te fortet ‘,ndjekesit e cmendur te filmave.
Nese vinte nje i madh dhe 10 apo 15 minuta me vonese ose pas dokumentarit, drejtuesit dhe nepunesit e thjeshte, beheshin problem. Mbase nuk ju rrezikohej vend i punes, po vrejtje me paralajmerim me siguri qe merrnin.
Kete radhe, radhen 17 te galerise, njerezit e shikonin me zili dhe deshira e tyre ishte qe filmin ta shikonin dhe nje here te vetme nga karriget e mesit.
Eh, kush eshte ulur ne ato karrige, kujton shume mire qe filmi me ekran te gjere dukej qarte, pa xixa , si ne “pellembe te dores”, jo me mjegull sic dukej ne tre kater radhet e para te salles se madhe qe dhe ato mbusheshin plot vetem kur kishte filma me lufte dhe “ me ashtu”, pra me dashuri.
E me gjithe rregullin e vendosur perseri themi se nuk ka mbetur gjirokastrit qe te mos jete ulur dhe nje here te vetme ne karriget e rezervuara, “per udheheqjen’.
Kjo ndodhte kur shfaqeshin filma pa leke e ca vite filma kineze ose kur shkolla apo ndermarrje shikonin filmat kolektivisht, atehere as mbeteshin boshe dhe as rezervoheshin po nese ne krye te kolektivit ishte drejtori i shkolles apo i ndermarrjes ata uleshin ne karriget e mesit.
Jo se donin po ne keto raste ishin drejtuesit e kinemase qe i shoqeronin per t`i respektuar, per t`i dalluar nga te tjeret e per t`u bere qejfin, sikunder vepronin dhe me intelektuale te qytetit qe u rezervonin bileta ne filmat me metrazh te gjate dhe te pare e pelqyer me pare ne Tirane.
Sa per filmat perendimore te paket po te bukur nuk gjeje dhe bilete, njerezit vritewshin per nje bilete, shtyheshin ne dy portat e medha te saj, hynin dhe me bileta fallco te ngjitura me qumeshtin e fleteve te fikut.
Gjirokastritet e kane dashur dhe kane plot kujtime per kinemane e vjeter, per drejtuesit, operatoret, shoferet e autokinemase, per xha Qaniun dhe Faton tek porta…Cdo njeri ka cfare te tregoje sikunder kujtuam radhen 17 me karriget e mesit te rezervuara ne galerine e kinemase dimerore qe nuk ekziston me…