in

Harapash me miell te misert:Kush e ka tradite dhe ku e keni shijuar me shume?!

Te sigurte jemi qe Arapashi me therrime mishi eshte karakteristiike e zones se Laberise, po si gatim eshte mesuar e perhapur edhe ne krahina te tjera te vendit.

Kete e themi me te degjuar dhe nga njohja qe kemi se dhe mund te dalloje nga njera ne tjtren krahine, dikush e ben me perberesit “tradcionale” e te tjere shtojne ndonje produkt apo erez.

Gatimi ndoshta nuk eshte njelloj dhe brenda krahines, psh, ndryshe gatuhet ne Dukat, ndryshe eshte gatuar ne ish restorantin e Ujit te Ftohte ne Tepelene nga kuzhinieri Baki Bakiu.

SI PER KUJTESE DHE PER TE HAPUR “OREKSIN”, SHIJUAR, KUJTUAR DHE KOMENTUAR, PO HEDHIM NJE RECETE DUKE FSHEHUR AUTORIN E SAJ DHE RESTORANTIN SE KU PERGATITET.

Ju mund te tregoni:

HARAPASHI NE KETE FOTO, CILES KRAHINE I PERKET?

Ku keni shijuar harapashin me te mire, me te shijshem,  ne cilin restorant te Gjirokastres apo ne Dukat, Vlore, Korce, Tepelene, Libohove, Permet etj.

JA RECETA  HARAPASH ME MIELL MISRI:

Normativa per 4 deri 5 persona
Te brendshme qengji 1 pale, gjalp 100 gr, miell misri 400 gr.2-3 kokrra qepe,spec djeges, djath i bardhe, kripe e dhjozem sipas deshires.

Te brendshmet kaurdisen, gjendra,zorret e qumeshtit, te qengjit ose kecit, se bashku me qepen e prere ne kubike, deri sa te marrin ngjyre te kafte.

Pastaj shtojme uje, e leme per vale,shtojme ne te dhjozem te grire holle, kripe dhe pak spec djeges.

Shtojme sasine e miellit te misert ne vale e siper duke e perzier me shpejtesi.

MIELLIN E MISERT E HEDHIM PAK E NGA PAK DERI SA TE BEHET QULL DHE TE SHKEPUTET NGA FAQET E ENES.
E NDAJME NE PJATA DHE PERSIPER I SHKRIJME GJALP TE TRETUR DHE THERRIME DJATHI TE BARDHE.

What do you think?

Written by admin

Njihuni me shqiptaren nga Gjirokastra që mposhti 12 shtete në Rusi dhe solli kupën në shtëpi

Joner Nikolla nga Saranda njeri nga 10 maturantet me te shkelqyer te Matures Shteterore 2020 ne Shqiperi