Byrek me spinaq,djathe e merudhira, pete te holluara me miell fshati e te pikuara me vaj ulliri ka pergatitur sot per faqen tone gjirokastritia Aleksandra Toska.
Ajo behet keshtu pjesemarrese ne rubriken “Kuzhina Gjirokastrite” dhe per kete e falenderojme duke uruar qe shembullin e saj ta ndjekin dhe amvisa te tjera nga Gjirokastra, krahinat e saj dhe qytetet e tjera te vendit nese deshirojne te promovojne gatimet e tyre.
Aleksandra na shkruan se byreku doli shume i shijshem saqe ne shtepi nuk arriten qe te ftohej dhe femijet e shijuan shume.
Byrekun me spinaq e shoqeruan me kos dhe, sic na shkruan, ” femila nuk kishin te ngopur…!”
Ja receta e Aleksandrës:
Bireku me spinaq:
1 kg miell gruri
1 kg spinaq, 2 preshe ,3-4qepe te njoma
Dy luge uthull per te bere peten te shkrifet
500gr djathe te bardhe dhe pak piper.
Menyra e pergatitjes:
Zeme brumin dhe e leme te clodhet 10 minuta.
Pergatisim mbushjen me spinaq.
Pasi i kemi lare te gjitha (spinaq,presh,qepe te njoma ,maraje e koper)
I vendosim ne nje kullester te kullojne ujrat
I shtrydhim e i vendosim ne nje tenxhere qepen ,preshin me pak vaj ulliri e i kaurdisim dy tre minuta.
Pastaj hedhim spinaqin dhe vazhdojme i trazojme qe te behet nje mase.
I heqim nga zjarri dhe shtojme erezat dhe djathin e pak piper
Hapim petet e i shtrojme nje nga nje ne tepsi duke i randisur me vaj ulliri. Zakonisht ne 1 kg miell dalin rreth 12 pete.
Atehere shtrojme 6 pete poshte ,shtojme mbushjen me spinaq e pastaj vendosim petet e tjera persiper.
Regullojme bukur edhe anet e tepsise nga petet e randisim perseri me vaj ulliri e ne fund randisim edhe me pak uje
Shpresoj se dhashe nje recete te duhur.
Suksese nqs e bejne edhe amvisat e reja.