in

Kujtesë/Në këtë foto të rallë të arkivit tonë janë punonjësit e koçekëve dhe përpunimit të bimëve medicinale në qytetin e Gjirokastrës

Ne kete foto te ralle jane punonjsit e koçekeve dhe magazines se perpunimit te bimeve medicinale te ndermarrjes se grumbullit te qytetit te Gjirokastres.

Sektori i bimeve medicinale drejtohej nga tekniku Koço Spiri nga lagjja Pazar i Vjeter qe ne foto eshte ulur ne radhen e pare.

Me krye te fotos midis punonjesve eshte dhe Mufit Myrto qe punonte ne administrate dhe qe dallohej si aktivist i Bashkimeve profesionale, disa vjert radhazi edhe kryetar i saj per gjithe ndermarrjen e grumbullimit.

Punonjesit e koçekeve dhe bimeve medicinale  vendet e punes i kishin ne Zinzhira, disa metra lart rruges nacionale.

Merreshin me zhveshjen e misrave dhe sistemimin ne periudhen pas vjeljes dhe me pas bluarjen apo perdorimin e misrave si ushqim per blegtorine.

Sektori i perpunimit te bimeve medicinale mblidhej ne nje ndertese nje kateshe ku pas Koço Spirit pergjegjes vazhdoi tekniku Llaqi Papazisi me pervoje dhe ai shume vjecare ne njohjen, trajtimin dhe perpunimin e ketyre bimeve .

What do you think?

Written by Admini

Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare Moikom Zeqo, historiani dhe studjuesi i shquar që donte shumë Libohovën dhe Gjirokastrën

Kjo eshte embelsira “Kompekaj” qe disa e gatuajne gabim