in

Prefekti i Parë i Gjirokastrës që rrojti 90 vjet dhe e mbylli jetën duke lexuar libra në bibliotekën e Elbasanit

Feim Leskoviku është prefekt i parë i Gjirokastrës që vendoset pas Luftës I Botërore në gusht 1918 me mbështetjen e qeverisë italiane.

Në detyrë: 1912- 16 gusht 1913 dhe gusht 1918-1919

Në vitin 1912 pas shpalljes së Pavarësisë patrioti Feim Leskoviku caktohet prefekt i Gjirokastrës. Në jetëshkrimin për patriotin Tefik Orgocka thuhet: Çeta e Kolonjës së bashku me atë të të Labërisë pushtuan Gjirokastrën, përzunë prefektin turk dhe u vendos prefekti i emëruar nga Qeveria e Ismail Qemalit. Por ky qëndrim ishte shumë i shkurtër. Në mars-prill 1913 andartët grek filluan të pushtonin me radhë gjithë prefekturat e Kugut. Në këto kushte Feim Leskoviku detyrohet të tërhiqet . Këtë e konfirmon gazeta “Liria e Shqipërisë” e cila shkruan se prefekti i Gjirokastrës z. Feim Leskoviku, në gusht 1913
transferohet në të njëjtin detyrë në Prefekturën e Vlorës.

Sipas kujtimeve të Thoma Papapanos, “ Feim Bej Leskoviku ishte prefekt i Gjirokastrës në periudhën që shpallëm Pavarësinë dhe ngritëm flamurin në 29 nëntor 1912 në Gjirokastër.” Ne, – thotë Thoma Papapano, -kërkuam që në ballkonin e prefekturës të ulej flamuri turk
dhe të vendosej flamuri ynë. Prefekti të njihte qeverinë provizore të Shqipërisë. Në fillim prefekti Feim Leskoviku kishte frikë se mos ndodhte ndonjë trazirë, por unë dhe Idriz Guri ngritëm flamurin e Skënderbeut në ballkonin e prefekturës që u valëvit gjer më 16 mars 1913, ditë kur ushtritë greke pushtuan qytetin.

Hera e dytë. Nga tetori i vitit 1916 deri në gusht të vitit 1918 Gjirokastra, e ndodhur nën administrimin italian, drejtohej nga zoti Fazi, Komisar Civil i rrethit. Prefektura kishte humbur kuptimin e funksionimit, pasi nënprefekturat ishin komanduar nga një drejtues që kishte në krahë një komandant të ushtrisë italiane. Më 8 gusht 1918 u bë organizimi i Prefekturës së Gjirokastrës. Feim Leskoviku caktohet sërish prefekt i saj. Organizimi i prefectures u përshëndet nga shqiptarët e Amerikës. U bënë disa marrëveshje me Italinë. Një ndër to ishte dhe organizimi i ushtrisë kombëtare . Shumë shqiptarë u veshën milicë dhe u trajnuan kryesisht në Itali. Numri i tyre arriti 1000 milic. Këta milicë, në pranverë të vitit 1920, kur filloi përplasja me italianët, u bënë baza e forcës kombëtare.

Po kush ishte z.Feim Leskoviku?!

Lindi në Leskovik më 1861. Shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe të lartën ushtarake në Stamboll. Pas mbarimit të Universitetit shërbeu në detyra ushtarake në zotërimet e Perandorisë Osmane.

Gjatë qëndrimit në Stamboll u përfshi në rrethet shqiptare progresive. Ka pasur lidhje me Naim Frashërin dhe vleresonte veprimtarinë atdhetare të Ismail Qemalit. Në gusht 1912, kur ishte guvernator i Sejnicës në Malin e Zi, takon mikun e Shqipërisë z. Aubrey Herbert. Në periudhën dhjetor 1912 – prill 1913, prefekt në Gjirokastër. Në gusht të 1913 kalon prefekt në Vlorë. Më 1914 priti në Vlorë Princ Vidin dhe bashkëshorten e tij. Pas luftës botërore Feim Leskoviku ka të ngjarë të mos jetë në Shqipëri. Në 8 gusht 1918 caktohet prefekt i Gjirokastrës deri janar 1919. Në shkurt 1919 Qeveria e Durrësit e emëron prefekt në Elbasan. Në vitin 1920, së bashku me Aqif Pashë Elbasanin, e ktheu Elbasanin në përkrahje të flaktë të Luftës së Vlorës.

Në Elbasan, pas dy vjetësh të vështira, prefekti Feim Leskoviku më 30 prill 1921 u largu nga Elbasani duke u ngarkuar nga Qeveria me një detyre administrative. Në vitin 1938 z.Feim Leskoviku doli në pension.

Pas vendosjes së regjimit komunist nuk u angazhua. Pati fatin e keq, se i vdiqën pesë djemtë dhe e shoqja. Në vitin 1951 e dëbojnë nga Tirana dhe e vendosin në Elbasan. Jetoi i vetëm dhe mik kishte vetëm librat në gjuhë të huaj që lexonte në bibliotekën e qytetit.

Vdes në moshën 90 vjeç në vitin 1954 në Elbasan.

Nga libri “Prefektura e Gjirokastres” Xhezo Cana@Bektash Mema

What do you think?

Written by Admini

Eshtë apo nuk është koha tani për Gliko me Patëllxhane?

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Agron Fico