in

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Agron Fico

Pushoi se rahuri zemra e gjirokastritit, albanologut te shquar profesor Agron Ficos.

Dite e hidhur per familjen, bashkeshorten, vajzat, te afermite , miqte, per cdo banor te Gjirokastres qe e ka njohur dhe cmuar kontributet e medha ne disa fusha, per cdo gjirokastrit te Tiranes qe i bashkonte kafe”Këculla” poshte apartamentit ku banonte afer tregut tek “Myslym Shyri”.

Keshtu e quante, se aty krye teme ishte Gjirokastra, shtepia dhe kopshti i tij me 7 bajamet ne lagjen Hazmurat, gjimnazi i qytetit me shok klase e shkolle personalitete te letersise dhe arteve, Ismail Kadarene, Dritero Agollin etj, pazari  dhe kalldremet, guret dhe kafe guri me manxurane qe pelqente aq shume.

Nga sot Prof. Agronin do ta kemi ne zemer e kujtime dhe perjetesisht te paharruar dhe te vleresuar per kontributet e çmura brenda e jashte Shqiperise, si pedagog e drejtues i institucioneve pedagogjike e shkencore, botimet e shumta ne folkor, albanologji, studime per letersine dhe personalitete te saj, kontributet per njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, njohjen e përhapjen e saj ne tre kontinente.

Prof. Agroni e donte shume Gjirokastren dhe banoret e saj, te krahinave rrotull dhe gjithmone shprehej me shume dashuri, mirenjohje e respekt se dhe punet e para studimore me to i lidhte me historine, folklorin, traditat e Laberise, Zagorise, Lunxherise etj nga vitit 1958 e ne vazhdim.

Edhe Gjirokastra e ka nderuar dhe vleresuar per kontributin e gjithanshem, ” Qytetar nderi i Gjirokastres”,”Doktor HONORIS CAUSA i universitetit “Eqerem Cabej”, ishte antar i komisionit të përhershëm të ARTIT dhe TRASHËGIMISË pranë Akademisë së Shkencave, nderuar dhe me tituj si Cmimi i Republikes etj.

Ja disa nga botimet e Prof. Agronit:

“Profesor në tre kontinente”, SHBA 2004; “Diaspora e Rilindur”, Tiranë 2006;“Rilindja e Shqipërisë Etnike”, Tiranë 2009, “Beautiful America – Mozaik shkrimesh”, Tiranë 2014;“Zbulimi i Eposit shqiptar në Harvard”-Albert B. Lord” Tiranë 2016 etj.
Te shumta jane botime shkollore dhe universitare, si:
•Gjuha Shqipe(metodë për studentët amerikanë),Unë flas Shqip (metodë e gjuhës shqipe për të huaj),Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për studentët kinezë) katër vëllime, 1962-1965, Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për specialistët kinezë), 1963,Historia e Shqipërisë(tekst për studentët amerikanë, anglisht), 1997.

Ngushëllime familjes Fico, bashkëshortes se nderuar, vajzat dhe gjithë të dashurit e Tij.

gjirokastraonline

What do you think?

Written by Admini

Prefekti i Parë i Gjirokastrës që rrojti 90 vjet dhe e mbylli jetën duke lexuar libra në bibliotekën e Elbasanit

Ju ka marrë malli për Hallva, Pasta Shu, Gurabie me Dhjame dhe Pastë Kënaqësia?!