in

Eshtë apo nuk është koha tani për Gliko me Patëllxhane?

 

Nje amvise na shkruan:

Me pare, sa per vete nuk kam “guxuar” qe te pergatis Gliko me Patellxhane, po kam degjuar dhe kam lexuar per to.

Si tradite mund te them se i ka Permeti po ndoshta dhe Gjirokastra po nuk jam dhe kaq e bindur.

Ne shtepine tone ketu ne Tirane nuk i kemi praktikuar po i kam provuar dhe jam befasuar nga shija gjate nje vizite tek nje shoqja time nga Korca.

Asaj i mora dhe receten dhe vendosa qe t`i pergatise. Tani ne treg ka disa lloje frutash si qershi, kajsi, arre te papjekura dhe shume mire mund te besh gliko po mua me ka vajtur mendja per Gliko me Patellxhane.

Nuk e di c`mendim keni nese eshte tamam koha per pergatitjen e tyre po une po bej nje prove.

Ja receta, normativa, perberesit dhe pergatitje:

Normativa:

Patellxhane 1000 gr
Sheqer 1000 gr
Kanelle 5 gr
Karafil 3 kokrra
Bajame te qeruara nga cipa l00 gr
Limontoz 0.5gr .

Patellxhanet i zgjodha te vegjel 6-8 cm , i qerova nga bishtat dhe i cava pak ne mes.

I pastrova me uje dhe i vura te ziejne dhe bera kujdes qe te mos humbasin formen.

I hoqa nga zjarri, i kullova dhe i hodha ne uje te ftohte.

Ju a nderrova ujin e ftohte dhe i kullova.

I vendosa mbi nje pecete per thithjen e lageshtires.

Bajamet e qeruara i futa ne te carat e cdo patellxhani dhe i velova.

Pergatita shurupin dhe kur u trash pergjysem hodha patellxhanet qe i lashe te marrin 6-7 vale.

Pastaj i hoqa nga zjarri dhe i lashe te ftohen.

Hoqa patellxhanet dhe shurupin akoma ne zjar sa te trashet mire.

Perseri patellxhanet i lashe te marrin 4-5 vale.

Ja keshtu veprova.Nese kam harruar ndonje gje me thoni!

Tani Glikon me patellxhane e kam gati.

I shijova dhe qe te jem e sinqerte me pelqyen. Them se nuk do turperohem kur te qeras shoqet.Mezi pres viziten dhe vleresimin e tyre.Dhe nje gje qe mbetet midis nesh.Une nuk jetoj me vjehrren dhe as kam nder mend qe ta qeras se ajo nuk pelqen gje nga duart e mia. Kjo mbetet midis nesh.

What do you think?

Written by Admini

A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Gjirokaster?

Prefekti i Parë i Gjirokastrës që rrojti 90 vjet dhe e mbylli jetën duke lexuar libra në bibliotekën e Elbasanit