in

Gliko me qershi, si e beni ne qytetin apo fshatin tuaj?

Dy gjirokastritet sot u takuan tek kafe Shehu ne lagjen 18 shtatori. Aty pine nga nje kafe ne distance dhe folen per qershite.

Gjirokastritia e pare i tha te dytes se kishte gjetur nje recete Gliko me Qershi ne internet dhe e kishte pelqyer.

Tjetra kishte mbledhur buzet dhe i ishte shprehur te mos hiqte dore nga receta e vjeter, tradicionale, si e bente gjyshja e saj.
– Ja njihu dhe ti – i tha shoqes dhe i zgjati receten.
– Nuk di c`te them se nuk me duket Gliko po Reçel.Hidhe tek gjirokastraonline dhe le ta shikojne edhe shoqet.


Ja receta:
Qershi 1kg
Sheqer 500 gr.
1 vanilje
1 filxhan uje
2 limona te shtrydhur

Pergatitja:

Qershite i pastrojme,u heqim bishtat dhe i vendosim ne nje ene me uje ku ne te hedhim dhe lengun e dy limonave. I leme nje cope kohe pastaj ju heqim farat dhe lengun qe del e mbledhim.

Ne fundin e tenxheres heedhim nje shtrese me qershi e mbi te sheqer, pastaj nje shtrese tjeter me qershi dhe sheqer, deri sa te sistemohen, shtresa-shtresa.

Sic jane i vendosim 6 ore ne frigorifere qe qershite te nxjerrin  lengun.

Een nga frigoriferi e vendosim ne zjarr jo me shume se 10 – 15 minuta dhe shkumen qe del mbi qershite e heqm me luge dhe e leme te zihet avash avash. Hedhim edhe vaniljet.

Zierja vazhdon deri sa qershite te lidhen dhe me pas shtojme lengun e limonit.

E leme te ftohet dhe bejme mbushjen ne kavanoza qelqi,, kapaket e te cilave i shtrengojme fort dhe i kthejme permbyse.

Kjo eshte receta, perberesit dhe menyra e pergatitjes.

Tani na thoni: keshtu e beni Gliko me Qershi apo ndryshe?

 

What do you think?

Written by Admini

“Dua të të them, të lutem kujdes!”-Përlotet Doktor Tritan Kalo

Ambasadorja Yuri Kim ka drekuar në një restorant me gatime tradicionale shqiptare…