Sot gjirokastritia Nina Dhrami qe ka vite me banim ne Itali po qe dhe ne Gjirokaster vjen shpesh, pergatiti per dreke qahi me spianq.
Shoqeve te saj u mbeti syri tek tepsia me qahi ashtu si behen ne Gjirokaster duke e uruar edhe me shprehje te tilla si” Te lumshin duart”Keshtu na edukoi Gjirokastra”, “ Ju befshin mire ,po qe na zilepse moj Nina”,“I paske qare keto qahite”,” Sa te mira” etj.
Nina ka shpjeguar se kur ishte ne Gjirokastër qahite i shkembente me Haxhene nga dritarja e dimërores, me qollopite.
“E kam akoma ndjesine e mire te qollopites qe bente Haxheja” ju thote shoqeve dhe i fton qe” dreken ta hane se bashku”.
Shoqet i kane kerkuar receten por per mungese kohe ndoshta ende nuk e ka hedhur ne faqen e saj .
Nisur nga kjo menduam te hedhim receten tone nga libri i kuzhines gjirokastrite, shoqeruar me dy foto, qahite aq te bukura ne forme po ende te pa futura ne furre dhe ato te pjekura gati per t`i shijuar.
Ja receta:
Normativa per 5 persona
Spinaq 1,5 – 2 kg, veze 4 kokrra, yndyrna 300 gr, djath i bardhe 200 gr, miell 500 gr, koper e njome.
Pasi spinaqi lahet, pastrohet nga kercelli i trashe dhe grihet ne madhesi 2 – 3 cm.Vendoset ne tave, shtojme ne te koper te njome te grire, vezet, djath i bardhe i thermuar, pak vaj ulliri, kripe, piper i zi. Perzihet duke e marre me duar dhe eshte gati per mbushje. Petet e hapura per byrek vendosen 2 cope mbi njera – tjetren, sperkaten me yndyre ne gjithe gjatesine e tyre, vendoset sasia e spinaqit dhe mbeshtillet me pete ne forme ruli, priten me thike ne forme rombesh (nga 4 gisht te gjera) dhe rradhitet ne taven e lyer me yndyre per te pjekur. Keshtu veprojme derisa perfundojne petet dhe sasia e spinaqit.Piqet ne temperature mesatare.
Kjo eshte receta. Tani edhe mund te komemtoni!