in

Si thoni, a janë pijedashës gjirokastritët, të qetë, të përmbajtur apo qejfmbetur në pije?

Gjirokastritet jane pijedashes. Nuk e pranojne fjalen pijanec. E perdorin, po ralle, per ndonje qe katandiset keq, kur ne shtepi e shpien bota nga krahu.

Ne cdo kohe tipa te tille ka patur dhe disave ju ka mbetur emri dhe sot edhe pse mund te kene kaluar 3 shekuj. Permenden ne historira dhe ne letersi, ashtu dhe ne kenget e percjella goje me goje.Te mbetesh ne kenge nuk eshte keq, se te pish raki me ok, eshte burreri, nuk eshte tradheti. Keshtu vjen nje ze nga larg, nga te paret.

Tani te qendrojme ne disa zakone te gjirokastriteve pijedashes.

Ato nuk jane te shkruara ne ndonje defter e as jane fikse, kane levizur nga koha ne kohe.

Rakine e pine deri ne piken e fundit dhe i marrin ere gotes dhe shishes. Ne shtepi, me pare , ca e kane pire ne gota po nje pjese edhe ne filaxhan te kafese, sidomos nepunes te kohes se Hoxhes, per te krijuar pershtypjen nga larg se pinin kafe.

Pak pijedashes njihen qe kane apo e pijne dhe sot rakine ne gote uji te mbushur deri ne gryke  me dolli dhe me shendete, me le e ta lash, me 10-15 e me shume gota. Ajo kishte rregulla, fillonte e mbaronte me dollibshin, kryetarin e trapezit, qe bente  dhe “konkluzionet” .

Ne dasma, nje spektakel i tille ishte i bukur por i veshtire per ata qe nuk rezistonin, u varej koka mbi pjaten me mish, i zinte gjumi pa ngrene dhe embelsiren qe sherbehej e fundit. Sa dime, ai qe nuk i pinte me fund gotat me raki, “zbohej” nga tavolina dhe nese dehej keq, denohej rende, hidhej ne katoq me kashte dhe lihej aty sa t`i dilte pija.

Zakon i pergjithshem i pijedashesve gjirokastrite eshte qe rakine e pine edhe ne shtepi, po shumica ne Pazar.Ne shtepi nuk ndihen rehat,pine pak sa per te shkuar kohen, se u duket sikur flasin me muret, me vete, se pijedashesi i vertet nuk i thote vetes Gezuar apo si je me shendet?!

Per shumicen rakia pihet ne Pazar dhe e pi muhabeti, kur behen 2 e me shume pijedashes bashke, miq e shok. Ne tavoline respektojne mysafirin po e shikojne ne sy, si e pi rakine, pak e nga nje çik apo shpesh, me tamaqarllek.

Ne pije tamaqarllekun nuk e pranojne, per te ngrene ha sa te duash, se prish trapezin dhe muhabetin e mire. Me tipa te tille pine nje here dhe veshtire te bejne kthese, te ulen perseri, se pijedashesin ne pije e  duan si veten, te pije avash avash, sa te behet bellua dash, me tertipe, shtruar muhabeti, thuaj ti e thuaj ai, historira qe dhe perseriten dhe me te rrema, merr nga koshti e fut brenda,po per te shkuar kohen jo per t`u zene e per qejmbetje.Ne ndonje rast muhabet edhe me gota te zbrazura qe, kur kujtohen, ngrejne zerin “ Edhe nje tjeter!”

Kjo nje tjeter bie me pas tjetren e keshtu me radhe dhe kur mbledhin veten i thone njeri tjetrit:”E mo c`do bejme, do mblidhemi ne germadhe apo do vertitim edhe nga nje?”

Ne rruge bejne sikur nuk kane pire as edhe nje gote.U merren pak kembet po s`ka gje, se i hedhin krahun njeri tjetrit dhe, sa dalin nga “zona e zjarrit” nga Qafa e Pazarit”, rruges se nenkalase ia marrin edhe kenges, po lehte,se dhe muret kane vesh, u hapet dhe goja, leshojne dhe ndonje kumbull po nga ato pa zarar.

Kaq per tani se dhe pa pire e zgjatem shume. Do flasim perseri. Do themi ca gjera dhe neser, ndoshta dhe me ndonje gote perpara, se ka lezet kur te “shket dhe goja” po pa merak se ne pije, si cdo pijedashes gjirokastrit, jemi te qete, te permbajtur dhe inati na del shpejt…

(vijon)

 

What do you think?

Written by Admini

Teatri u Prish, Cfare Ndodh Tani?

Bahçevani gjirokastrit Vehip Sino,ngjarje me fëmijët e lagjes Punëtore