in

Ja sa e pasur është në kulinari Krahina e Zagorisë

Ashtu si qyteti dhe krahinat e Gjirokastres kane tradita te shquara ne kulinari.

Per gatime te shumellojshme dhe karakteristike dallohet dhe krahina e Zagorise.

Nuk kemi ndonje numer te plote asortimenetsh po nje shumice e tyre gatuhen gati ne cdo fshat, me dallime te pakta.

Marrim si shembull lakrorin qe ka marre dhe emrin e krahines.

Keshtu e quajne dhe te tjere jashte kufijve fizike te saj, Lakrori i Zagorise,vendosur dhe ne krye te menyve te restoranteve ne mbare vendin ku shkruhet “Gatime tradicionale”.

Ky lakror praktikohet nga cdo familje po merret si shembull edhe nga kuzhiniere te njohur te vendit, jo vetem zagorite, edhe pse mund te behet me ndryshime nga lakrori i Libohoves, i qytetit te Gjirokastres apo i qyteteve te tjere, Korces, fjala vjen,qe behet edhe me qepe, edhe me presh.

Qe lakrori i Zagorise dallohet kjo tani dihet, behet me pete te pjekura ne sini dhe, pas pergatitjes, kush e ka provuar le te tregoje per shijen e vecante.

Per amvisat qe kane kohen e duhur per te pergatitur lakror Zagorie po ju ofrojme nje recete qe e “vodhem” nga interneti, lakror jo me mish derri por me pule.

Kete recete e ka percjelle familja Andoni. E rekomandojme dhe me siguri do ta pelqeni ne shije.

Ja receta:

Në tenxhere kaurdisim me 2 lugë gjalpë dhe 2 lugë vaj , copat e pulës dhe 2 qepë mesatare. Pasi skuqen shtojmë kripë si dhe 2 gota me ujë. E ziejmë plotësisht derisa qepa të zbutet dhe mishi të ziejë . Pasi kanë zier plotësisht kurrizin dhe qafën e kam copëtuar te lëngu me qepët ndërsa copat e tjera i kam lënë të plota.

Zëmë brumë me 400 g miell, kripë dhe ujë. E ndajmë në 12 petë, 3 petë i lëmë të njoma ndërsa të tjerat i pjekim te furra e sobës. Shtrojmë në tavë 3 petat e njoma duke i lyer me pak gjalpë dhe duke i lënë të dalin anash tavës . Te lëngu pasi ftohet shtojmë 2 vezë të rrahura, piper të zi të bluar, thërmojmë petat e pjekura dhe fillojmë shtrimin. Hedhim pak lëng te petat e shtruara të njomat, hedhim petat e pjekura dhe i lagim prapë me lëng derisa të na mbarohet. Vendosim copat e pulës në mes dhe ulim anët e petave të njoma. E lyejmë me pak gjalpë dhe në furrë për 45 minuta me 180 gradë.

Me shije jane dhe byreqet qe behen ne fshatrat e kesaj krahine, disa lloje me lakra, me djathe ose me gjize. Kur piqen ne sac kuptohet qe kane dhe tjeter shije dhe eshte e natyrshme qe amvisat e sotme qe rrojne ne fshat nuk kane pse t`i pjekim ne furre e te harxhojne korent, drute i kane, sacin e kane po edhe ndonje furre te vjeter druri qe piqnin dikur buken e kane.

Ne Zagorie gatuhet edhe ngaster me miell misri, me lakra, djathe ose gjize qe shoqerohet ne muajt e veres edhe me dhalle te fresket.

Ne kulinarine zagorite vend te vecante zene gjelle me mish dhe pa mish po e vecante eshte tave me laker te bardhe me mish derri e pjekur ne saç, si dhe tave me patate, po me mish.

Mishin e qengjit dhe te kecit familjet zagorite ne fshat e pjekin ne saç dhe sipas tradites  nuk i ndajne nga tryeza ne raste festash si per Pashke te Madhe apo per Vit te Ri, ne festa te tjera familjare apo kur mblidhen fshaçe.

Nga amvisat pergatitet edhe pace koke dhe me te brendshmet, ne forme supe, hordhi, qe ne krahine i thone Kole, etj.

Pelqehen gjithashtu byreku me qumesht, pastiço me djathe dhe veze etj.

Me nam eshte dhe Kulaçi i kesaj krahine,me miell te grunjte e qe nga siper zbukurohet me lule.

What do you think?

Written by Admini

Miranda Içi:” Për gjyshin tim Idriz Içi që iku në kohë të vështira”

Klubi i futbollit i Gjirokastrës me disa emra dhe nje foto e rallë