Mjafton nje foto sado e larget ne kohe per te modeluar ne kujtese figuren e mesuesit apo te shokut dhe shoqes se klases, te sjellesh ne mend vitet e shkolles dhe mbresat nga viti i fundit, i matures.
Ja dhe kjo foto na e jep kete mundesi per te kujtuar vite te shkuara , figuren e dashur te mesuesit, qe simbolizon vlera morale, qytetare dhe profesionale.
Nuk e dime cfare viti i perket kjo foto po mendojme se eshte e pas vitit 1955, shume e larget ne kohe po e afert per ata qe gjejne veten.
Ja Mesuesi i Popullit Thoma Papapano qe ne Gjirokaster njihej nga te gjithe dhe brezat e sotem kane degjuar per aktivitetin e tij te madh ne sherbim te shkolles dhe arsimit shqiptar, nga vitit 1908 e deri disa vite para se te ndahej nga kjo jete ne moshe 86 vjecare.
Mesuesi Vangjel Kostaqi ne krah te tij, mesues veteran, disa vite me radhe edhe drejtor i gjimnazit Asim Zeneli.
Me ta bashke jane dhe mesues te tjere po qe nuk i njohim dhe ish maturantet qe gjejne veten ne kete foto le te tregojne, kane shume gjera per te thene per vete, shoket dhe shoqet e gjimnazit.