in

Nuk jane vetem luks i hoteleve – Ja si ti beni shpejt ne shpi brioshet per mengjes!

Brioshet janë ideale për mëngjeset kur ne kemi kohe te mjaftushme per te gatuar. Bëhen shpejt e akoma më shpejt hahen.

Perberesit e recetes
2 luge maja buke
4 Luge sheqer
1 luge kripe
400 ml qumesht i ngrohte
2 veze
80 ml vaj
600 gr miell

Pergatitja e recetes

1. Perziejme te gjithe perberesit e lartpermendur pervec miellit
2. Mbasi kemi perziere te gjithe perberesit, hedhim miellin dhe e perziejme dhe ate
3. Brumin e perfituar e leme te pushoj 1 ore
4. Mbasi brumi te jete fryre e ndajme ne 15 kuleçe te vegjel
5. Me kujdes i hollojme secilin nga kulecet me nje holluese
6. Pasi i kemi holluar kuleçet petet siper i lyejme me gjalp, i bashkojme nga pese pete te holluara te kuleçeve dhe vazhdojme i lyejme me gjalpe. Me pas 5 petet e holluara nga kuleçet qe i kemi renditur siper njera-tjetres, i hollojme sebashku me holluse, deri sa te behet nje pete e madhe
7. Pasi e kemi hapur peten, e presim ne forme pice dhe ne secilin trekendesh hedhim gjize ose reçel sipas deshires sone.
8. I mbeshtjellim petet e prera ne forme role
9. I vendosim ne tepsi per pjekje per 20 minuta ne 200 grade
10. Duhet te perdorim letra guzhine ne tepsi qe mos te na ngjiten brioshet.

Ju befte mire!

What do you think?

Written by Admin

“ Pjata e fundit, sarma me miell misri”-pergatitur per darke nga gjirokastritia Zana Mevlani! Ju befte mire!

Kujtesë/ Kryemjeshtri Koço Beruka,”karrigia e Skënderbeut”dhe grupi i artizanëve gjirokastritë që punuan në Muzeun e Krujës