Monedhat dhe kartmonedhat e vjetra qe u ka “dale boja”, jo ne perdorim, shume njerez i kane akoma te koleksionuara, te tjere i mbajne per “nostalgji” apo dhe per t`u treguar kureshtareve te sotem per vleren e tyre dhe pyetja me e zakonshme qe behet:
Çfare blenim me 1 lek te vjeter, me 5 lek, me 1O, me 25 lek e keshtu me radhe.
Tjeter qe mbase dhe e dini, kujtojme se” leket e vjetra” ata qe i kane mund dhe t`i shesin dhe cmimet qe afrohen jane goxha te mira.
Koleksionistet e “cmendur” te dhene pas tyre i kerkojne dhe paguajne, disa te kohes se Zogut shkojne dhe mbi 1000 dollare amerikane, po dhe “leket e vjetra” te kohes se shikuar,mire paguhen.
Per çmimet nuk kemi njohje po per muhabet, edhe per te shkuar kohen, se tani nje pjese e madhe ne shtepi jane, le te flasim per vleren e tyre ne treg, cfare blenim me to , psh sa lek duhet te paguanim per te blere nje akullore, nje pako me biskota, ndonje torone, kurabie, apo sa kushtonte nje bilete kinemaje, po nje kostum?