in

Shoqet e klasës sime! Sa shumë i dua, sa shumë më ka marrë malli!

Kete foto 1979 na e ka derguar Rajmonda Lilo qe ju e njihni shume mire se ne faqen tone fansat e lexuesit e shumte e kane shpallur “Qytetare Nderi” per fjalorin e saj te pasur ne te folmen e qytetit te Gjirokastres.

Fotos i ka bashkengjitur edhe keto shenime, detaje nga jeta personale dhe profesionale e tyre, dikur nxenese ne gjimnazin Asim Zeneli, te gjitha mbaruan shkolle te larte.

Ja ti marr me radhe, nis Rajmonda shenimet:

E para eshte Persi Dhima qe mbaroi fakultetin Ekonomik ne Universitetitn e Tiranes dhe qe kete profesion e ka ushtruar ne Gjiroakster dhe Tirane.

Vajza e dyte nuk me kujtohet, e treta eshte Mimoza Karagjozi Kore qe ka mbaruar per gjuhe dhe letersi dhe eshte pedagoge ne Universitetin e Tiranes,ka shkruar edhe libra, edhe per Gjirokastren.

E katerta Liljana Kumbaro Ristani qe mbaroi Institutin e Larte te Arteve dhe vazhdon dhe sot aktore ne teatrin profesionist “Zihni Sako”ne Gjirokaster,

Ja dhe Ema Qazimi, kengetarja e famshme( e ftuar ne nje takim me gjimnazistet) dhe pas saj Vjollca Kallajxhi, e martuar ne Shkoder.

Luljeta Gaba Bashari qe mbaroi universitetin Bujqesor Kamez.

Pastaj vjen Mimoza Kallajxhi Asllani, nuk e di çfare ka mbaruar por punon ne Drejtorine Rajonale te Formimit Profesional Publik Gjirokaster .

Ja ku jam edhe une, mbarova Fakultetin Ekonomik dega plan, punova ne shtypshkronje ekonomiste dhe Muzeun Historik Kombetar e nendrejtoreshe per anen ekonomike.Pastaj emigrova ne Greqi ku kam kaluar vite shume te bukura me njerez shume te mire…dhe pastaj fitova Lloton Amerikane nga Greqia dhe kam 12 vjet qe banoj ne Chicago, Amerike.

Poshte ulur nga e majta Martha Papazisi, ka qene 3 vjet poshte meje dhe nuk di me shume.

Liljana Thomaj Shameti me duket se banon ne Gjirokaster po nuk di me shume.

E fundit Irma Lloçko, studioi drame ne Institutin e Larte te Arteve, punoi aktore e teatrit Gjirokaster dhe tani banon ne Greqi.

Ja keto jane shoqet e mia te klases qe i kujtoj me shume dashuri dhe mall! Do desha qe dhe ato ne komente te plotesonin dicka nga jeta e tyre personale dhe profesionale. Une shkrova ca si teper per vete qe ato te shkruajne dhe me shume. Vajza, ju dua shume dhe ju perqafoj me shume mall!

What do you think?

Written by Admini

Te dhëna për 24 orët e fundit nga fronti i luftës kundër koronavirusit. Po Qarku i Gjirokastrës?

Kjo eshte lulja magjike qe sheron zemrat e njerezve