in

Një histori e pathënë:Persa Miha me kostumin e nuses lunxhote- Pse etnografet e huaj menduan se përballë kishin një skulpturë?

 

Kjo fotografi eshte e vitit 1983, ku Persa Miha ka qene pjestare e ansamblit te Gjirokastres, marrsja e kenges se Lunxherise per ate festival dhe ne grupin e valleve te Zagorise(vallja suste).

Kostumi ndoshta eshte veshur per here te fundit me te gjitha imtesite,qysh nga gershetat qe mbajne kesulen,qe fillojne ne vende te percaktuara per te mbajtur peshen e kesules e pozicionin e deri tek kepucet dhe çorapet.

Eshte foto unike sepse paraqet te gjithe elementet e menyren e veshjes se kostumit labovit por veshja me kohen eshte deformuar duke veshur vetem disa elemente.

Persa e veshur me kete kostum beri shume pershtypje e mori shume vleresime edhe nga etnografet e huaj qe, ne pritjen e organizuar, ju mbeti syri tek “ skulptura”, aq shume u mahniten me kostumin sa u dukej se perballe kishin nje skulpture.

E vertete si drita e diellit!

Eshte nje nga veshjet me te bukura te krahinave te Shqiperise dhe sigurisht me e ndritura e veshjeve te Lunxhit, kostumi i nuses te Laboves se Kryqit, me nam ne gjithe boten, vlere e trashegimise te pasur te krahines dhe vendit tone ne eskpozita e festivale kombetare e nderkombetare.

What do you think?

Written by Admini

Dr.Roland Karalli: Gjirokastra i takon zonës së gjelbër me asnjë rast të infektuar, ja si do vazhdojmë të mbrohemi nga Covid 19

A e mbron kafeja shendetin e trurit tone?