in

Kjo eshte receta e embelsires Bukesheqere …

Emri i saj ndryshon sipas krahinës, shumëkush e njeh me emrin revani apo pandespanjë.

Bukësheqere është një tjetër emërtim, i kësaj ëmbëlsire me shije të mirë.

Kjo recetë shkon me sherbet, me çokollatë, krem pastiçerie apo edhe me reçel e gliko.

Përbërësit për kater veta

40 gr sheqer

50 gr miell

50 gr niseshte

2 vezë

gjysem pako me vanilje

Pak kripë

Përgatitja e Recetes
Ne fillim rrihni vezët në një tas të madh.

Më pas, shtoni sheqerin e kripën dhe vijoni t’i rrihni përreth 20-25 minuta derisa vëllimi i vezëve të trefishohet.

Mielli dhe niseshteja hidhen pak nga pak në masën e vezëve të rrahura duke e trazuar lehtë me telin e rrahjes së vezëve.

Shtohet nga pak vanilja dhe me pas lyhet tava me gjalpë, spërkatet me pak miell dhe shtohet masa.

Piqet në nxehtësi mesatare përreth 25-30 minuta dhe më pas lihet të ftohet.

Ju befte mire!

What do you think?

Written by Admin

Historia e “pathënë” e Minushes me shtëpi “përmbi Tepelene” që këndohej në rostiçeri “Kurveleshi” në Qafë të Pazarit të Gjirokastrës

Vajza e djem me “trëndafilat e Stambollit”në buzë, që rriten në avlitë dhe kopështet e shtëpive të vjetra të Gjirokastrës