Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.
Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo.
Ne sot i guatuam sipas nje recete te vecante, pa maja dhe pa sode. Me poshte po jua zbulojme dhe ju.
Perberesit:
4-5 filxhanë çaji me miell
1 lugë çaji kripë
1 gotë ujë të vakët
Pergatitja:
Në tavolinën e punës shtojme miellin, hapim një gropë në mes dhe shtojme kripën.
Tani shtojme ujin me ngadale dhe fillojme e punojme brumin derisa të arrijme një masë kompakte. E lini të pushojë për gati 1 orë.
Filloni e ndani në copa të vogla me ndihmën e një luge dhe e skuqni në një tigan me vaj luledielli të nxehur paraprakisht.
Pasi i keni skuqur, i shijoni të ngrohta me sheqer, mjaltë, shurup panje, djathë ose diçka tjetër sipas dëshirës!
Ju befte mire