Shija dhe aroma e nje kulaçi te pjekur ne saç apo ne furre druri te kujton femijerine, ca me teper kur pergatitet ne forma te bukura e sipas deshires se femijeve.
Po percjellim sot tre kulaçe. Ato jane pergatitur me perberes te njejte e me dallime te pakta po sic i shikoni ne forma te ndryshme.
Ju pyesim cili nga keta kulece eshte me i dukuri dhe sigurisht me i shijshmi?
Njerin e kemi quajtur “ Kulaçi i femijerise”.
Dhe jo pa arsye. E gjeni dot?
Keshtu quhet ne nje nga krahinat e jugut.
Ne duam te tregoni per perberesit dhe menyren e gatimit qe me siguri ndryshon nga njera krahine ne tjetren, po dhe nga qyteti ne qytet. Ndryshe behet ne Gjirokaster e ndryshe ne Tepelene apo Permet, ne Selcke, Poliçan, Topove te Zagorise apo Fushebardhe.
Kush deshiron le te na dergoje dhe foto. I percjellim me kenaqesi ne faqen tone!